Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja.
Në fund të seancës u miratua deklarata e përbashkët të dalë nga seanca mes dy kuvendeve.
Deklarata e përbashkët nis duke e vënë theksin se qëllimi i mbledhjes është koordinimi i agjendës kombëtare për realizmin e objektivave tona strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade, integrimin euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në NATO dhe BE dhe njohjen përfundimtare të Kosovës si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve si dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar për zhvillim, për demokratizim për paqe dhe për siguri në rajon dhe më gjerë.