TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi pesë orë diskutim në Bruksel për dinarin, Xani: Nga takimet e gjata ka rezultate

by TËVË 1
3 vjet ago
1
A A
Mbi pesë orë diskutim në Bruksel për dinarin, Xani: Nga takimet e gjata ka rezultate

Një takim trepalësh, mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, është duke u mbajtur sot në Bruksel, ku atje po diskutohet për dinarin, konkretisht për gjetjen e një zgjidhjeje për transformimin e mjeteve financiare nga Serbia në Kosovë.

Takimi ka nisur qysh në mesditën e sotme, ku përafërsisht po shënohet ora e gjashtë që kryenegociatorët janë brenda takimit.

Lidhur me këtë takim të gjatë analisti, Visar Xani, pret që të ketë rezultate.

Ai thotë se nga takimet e gjata mund të ketë rezultate, pasi që sipas tij, BE është duke i bërë presion palëve për të arritur marrëveshje.

“Takimet e gjata mund të japin rezultate, nuk them që është njëra prej takimeve më të gjata. Për shkak se atëherë kur duan delegatët e Bashkimit Evropian, palët nuk i lejnë të lira, por i mbajnë në presion për të arritur marrëveshje. Kjo ndodh kur ka përafrim të qëndrimeve dhe ka momente, të cilat mund të shtyhen përpara palët për t’i pranuar negociatat ose kompromiset”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, ai tha se nëse ka përafrim të mendimeve drejtë një zgjidhjeje, Lajçak do të tentojë që sot të përfundojë çështjen e dinarit.

“Unë besoj që meqë ka takim të gjatë besoj që mund të ketë edhe rezultate. Nëse ka përafrim po, Lajçaku po mundohet që ta përfundojë me sot dhe nuk shoh mundësi për të zgjatur në aspekt politik edhe BE-ja, Kosova edhe Serbia e ka terrenin e ngushtë për të humbur kohë, sidomos Kosova. Kosovën e presin disa hapa të tjerë të rëndësishëm në procesin e dialogut para votimit të Këshillit të Ministrave për anëtarësim në KE, pra këto janë të ndërlidhura mes vete. Dinari është njëra pykë që mund të bllokojë disa procese”, shtoi ai.

Takimi i sotëm është i pesti me radhë në Bruksel me pjesëmarrjen e kryenegociatorëve, Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë, më 1 shkurt./teve1.info/

Tags: Brukseltakim trepalësh për dinarinVisar Xani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën