Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka bërë përditësimin e fundit për pritjet në kufi.
Sipas kësaj qendre, pritjet më të gjata janë në Merdare, ku qytetarët janë duke pritur deri në 100 minuta për të dalë nga Kosova, derisa për të hyrë nga e njëjta pikë kufitare pritjet janë deri në 10-15minuta, derisa kolona për dalje është 800 metra.
Ndërkaq, te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 60 minuta, kurse për të hyrë deri në 30 minuta, ndërsa kolona është 200 metra.