Dje, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 vaksina kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.580 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 105.007 qytetarë.
Po ashtu dje janë shëruar 363 qytetarë. /Teve1.info/