TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 9 mijë lëndë e presin Gjykatën Komerciale, e cila nisë punën në shtator

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mbi 9 mijë lëndë e presin Gjykatën Komerciale, e cila nisë punën në shtator

Të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet biznesore, tashmë janë kompetencë e kësaj gjykate, shkruan RTK.

Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, tha se deri në plotësimin e plotë të numrit të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, ky institucion nuk do të jenë në kapacitetin e plotë të procedimit të lëndëve.

“Dhomat e Shkallës së Dytë e kanë më të lehtë procedurën, sepse nuk kanë seanca dhe mund të fillojnë menjëherë pas pranimit të lëndëve. Problematika qëndron në Dhomat e Shkallës së Parë, sepse palët duhet të njoftohen lidhur me seancat tetë (8) ditë para. Duke pas parasysh që nuk kemi staf të kompletuar ende, duhet minimalisht diku dy (2) javë apo më shumë të dorëzohen ftesat.
Prandaj presim që seancat e para të fillojnë diku në fillim të shtatorit”, tha Tutuli.

Përfaqësuesi i bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se fillimi i punës së Gjykatës Komerciale, është një siguri për bizneset dhe investitorët.

“Kjo ofron siguri për investitorë qofshin vendorë apo të huaj, që ata në të ardhmen mund t’i zgjidhin problemet ndërmjet operatorëve ekonomikë në një periudhë më të shkurtër 1-3 vjet, dhe jo si në të kaluarën kur ju kanë marrë kohë më shumë. Kjo ka qenë një kërkesë e kamotshme e AKB-së, dhe e komunitetit të biznesit”, shtoi Shahini.

Por njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën shprehet skeptik për sa i përket funksionimit të plotë të kësaj gjykate.

“Biznesi në Kosovë meriton elemente të barrierave dhe demokracisë, meriton prurje të vendimeve të shpejta. Në këtë drejtim, uroj të ketë sukses, por gjithmonë e kam një dozë të skepticizmit sepse janë të njëjtit njerëz, është e njëjta traditë dhe fakti që e kemi këtë mungesë të përgjegjësisë qoftë edhe në ndarje, e kam frikë se kjo do të jetë vetëm një mundësi për t’i punësuar dhe avancuar disa të punësuar në gjyqësi, dhe efektet do të jenë ato që na kanë përcjell në të kaluarën”, tha Gërxhaliu.

Gjykata Komerciale është themeluar në fillim të këtij viti, ndërsa pritet t’i trajtojë të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet ekonomike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë dhe pronarit të një kompanie

Seanca për votimin e Qeverisë, nuk dihet nëse Kurti i ka numrat

Kurti për seancën konstituive: Besoj që do të shkojë mbarë

Jashari po mëson nga Modriqi

Jashari po mëson nga Modriqi

Seanca për votimin e Qeverisë, nuk dihet nëse Kurti i ka numrat

Kurti për seancën konstituive: Besoj që do të shkojë mbarë

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën