TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024

Agjencia europiane e Azilit thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024.

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë dukshëm listën e kërkesave për azil nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të Agjencisë europiane për Azilin, 6791 shtetas nga Kosova kërkuan azil në Europë, ndërsa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut u paraqitën 3506 kërkesa, nga Serbia 3227 , nga Bosnjë Hercegovina 1432 kërkesa dhe nga Mali i Zi 337 kërkesa.

Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet europiane shënoi rënie krahasur me vitin 2023 ku sipas të dhënave kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Franca vijon të jetë vendi më i pëlqyer për banorët e Shqipërisë për të kërkuar azil dhe më pas renditet Gjermania pasuar nga dy vendet fqinje Italia dhe Greqia.

Raporti i Agjencisë europiane për Azilin thotë se në vitin 2024 vendet e Bashkimit Europian morën rreth një milion kërkesa për azil për të tretin vit radhazi.

Ndërkohë, sipas të dhënave, në fund të vitit 2024, kishte rreth 4.4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në vendet e Bashkimit Europian që kishin ikur nga Ukraina, ku gjysma e tyre u pritën në Gjermani dhe Poloni, ndërsa Çekia priti më shumë përfitues në raport me numrin e popullsisë.

Nga të dhënat e raportit vihet re një rënie e lehtë e kërkesave për azil krahasuar me vitin 2023 ndërsa sirianët ishin grupi më i zakonshëm që kërkonte mbrojtje në vendet e Bashkimti Europian ndonëse gjatë vitit 2024 ata paraqitën më pak aplikime se në 2023 pas rënies së regjimit të Asadit./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Bahreini rrëzon dronët iranianë pranë bazës amerikane

Ukraina godet për të dytën ditë radhazi urën që lidh Krimenë me Rusinë

Ukraina godet për të dytën ditë radhazi urën që lidh Krimenë me Rusinë

Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra të plagosur

Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra të plagosur

SHBA lëshon alarm sigurie në Evropë, paralajmëron për kërcënime të mundshme terroriste

SHBA lëshon alarm sigurie në Evropë, paralajmëron për kërcënime të mundshme terroriste

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Haziri: Haga dhe Dhomat e Specializuara u vendosën për shkak të pengimit të drejtësisë dhe dëshmitarëve

Haziri: Haga dhe Dhomat e Specializuara u vendosën për shkak të pengimit të drejtësisë dhe dëshmitarëve

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

Ushtari i FSK-së i akuzuar për përdhunim në Britani shpallet i pafajshëm

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Bahreini rrëzon dronët iranianë pranë bazës amerikane

Limaj del me kërkesë për Kuvendin pas dënimit të Thaçit

Limaj del me kërkesë për Kuvendin pas dënimit të Thaçit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën