TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 60 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gazë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mbi 60 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gazë

Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestinezë në Gazën jugore dhe qendrore gjatë ditë së djeshme dhe natës së shkuar, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Njëri prej sulmeve goditi një “zonë të sigurt”, të shpallur nga Izraeli, e cila ishte e mbushur me mijëra njerëz të zhvendosur.

Duke iu referuar mesa duket këtij sulmi, ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një komandant në njësinë detare të grupit militant, Xhihadi Islamik, në perëndim të qytetit Kan Jonis.

Ajo tha se është duke i analizuar raportet për vrasjen e civilëve.

Zyrtarët në Spitalin Naser të Kan Jonisit thanë se së paku 17 persona janë vrarë vetëm në këtë sulm.

Ushtria izraelite kreu disa sulme vdekjeprurëse në ditët e fundit në Gazë, përfshirë një më 13 korrik në kampin e refugjatëve, Al Mavasi, ku u vranë më shumë se 90 njerëz.

Lufta në Gazë nisi tetorin e kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli nisi një fushatë intensive sulmesh në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, e cila vazhdon ende.

Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz u vranë prej se nisi lufta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha këtë javë se numri i viktimave në Gazë “është në mënyrë të papranushme i lartë”.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, përfshirë ata nga Egjipti dhe Katari, janë duke punuar për të bindur Izraelin dhe Hamasin për një marrëveshje, që do t’i ndalonte luftimet dhe do t’i lironte rreth 120 pengje që mbahen ende nga grupi militant në Gazë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nufi takon Maqedoncin në Bruksel: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nufi takon Maqedoncin në Bruksel: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një person

Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një person

Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

SHBA-ja, India, Japonia dhe Australia arrijnë marrëveshje për mineralet kritike

SHBA-ja, India, Japonia dhe Australia arrijnë marrëveshje për mineralet kritike

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së në Pejë

Kosova mposhtet nga Irlanda në Dublin, por mbetet në Ligën B

Kosova mposhtet nga Irlanda në Dublin, por mbetet në Ligën B

Xani: Gjykata Speciale ka prodhuar argumente që Serbia mund t’i përdorë kundër Kosovës

Xani: Gjykata Speciale ka prodhuar argumente që Serbia mund t’i përdorë kundër Kosovës

Irlanda shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Irlanda shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Rrecaj kritikon vendimin e Speciales: I pritshëm, politik dhe skandaloz

Rrecaj kritikon vendimin e Speciales: I pritshëm, politik dhe skandaloz

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën