TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 6 milionë udhëtarë e shfrytëzuan Trafikun Urban për gjashtë muaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mbi 6 milionë udhëtarë e shfrytëzuan Trafikun Urban për gjashtë muaj

Rreth 6 milionë e 300 mijë udhëtarë i kanë përdorur autobusët e Trafikut Urban në kryeqytet në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Sipas Kryeshefit të Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Butim Maraj, një gjë e tillë është bërë pas vendimit të autoriteteve komunale që të vendosin në përdorim biletat ditore, me çmim prej 80 cent, të cilat mund të shfrytëzohen për 24 orë në të gjitha linjat.

Ndërsa bileta njëdrejtimëshe në autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë, thotë se mbetet 50 cent.

“Ne mburremi me numrin,numri është kogja i madh,shumë pak njerëz munden me ditë po diku nëse e marrim që në ditë kemi diku 35 mijë udhëtarë që e frekuentojnë autobusin urban atëherë del diku 6 milionë e 300 mijë që i kemi në këtë 6 mujorin e parë në trafikun urban që është një shifër shumë ë madhe, po na bën më u mburrë sepse me gjithë këtë shifër të madhe dhe me gjithë intensitetin e lartë të frekuentuesve të udhëtarëve neve po ia dalim që të jemi sa më konkret dhe të jemi sa më të mirë në shërbimet tona”, thotë Maraj.

“Ne përditë e më shumë jemi duke punuar… prej shtatorit fillon një fazë e re e trajnimeve të punëtorëve të stafit të trafikut urban, se mendoj që pavarësisht që ne i kemi në shërbim të mirë ne duhet me kërku që shërbimi të jetë ende më i mirë se ka raste që punëtorët nuk e bëjnë punën si duhet, por ato janë raste shumë te vogla, duke krahasuar sa kemi udhëtarë dhe sa shumë jemi të fokusuar që shërbimet të jenë në kohë të saktë siç është edhe planifiku”, u shpreh ai, teksa e konfirmon se nuk kanë probleme me staf.

Maraj gjithashtu ka shtuar se shumë shpejtë do të shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrik.

“Me staf jemi mirë, por nuk jemi mirë me autobus, ne kemi kërkesë të madhe prej udhëtarëve që ta shfrytëzojnë autobusin e trafikut urban. Tash jemi në proces të autobusëve të rinj. Procesi momentalisht është një thirrje ndërkombëtare ku përgatitet një dosje për specifikat e autobusëve të cilat na vijnë, ne e dimë përafërsisht autobusët do të jenë 6 elektrik të tjerët do të jenë me emetim, që është një emetim shumë më i ulët edhe më i butë i gazrave të këqija edhe po besoj me 30 autobus të tjerë, neve na bëhen 80 autobus duhet shtohet edhe numri i punëtorëve, do të shtohet me një anë me një anë do lehtësohet pasi që ne do të kemi një sistem digjital të biletave, jemi duke punu afër me komunën që të krijohet një sistem digjital i biletave”, ka deklaruar ai.

Sipas Marajt, deri në janar ose shkurt të vitit tjetër pritet të fillohet me autobusët e rinj.

Me blerjen e autobusëve të rinj, Maraj shprehet i bindur se “Trafikut Urban” do t’i shtohen edhe linja të reja.

“Na vjen keq për të gjitha, por për ne është e rëndësishme që shtrirja e trafikut urban të jetë pothuajse në gjithë Prishtinën, momentalisht nuk i kemi mundësitë. Është kriju ekipi edhe prej pjesëtarëve të Komunës edhe prej Trafikut Urban, po besoj që edhe me një projekt të ri që e ka komuna do të jetë edhe një ndihmë shtesë prej ekspertëve që do të vinë me na ndihmu për zgjerim. Po ashtu me bisedën që e kemi pas edhe me kryetarin Rama edhe me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike jemi duke e diskutuar mundësinë që shume shpejtë do të fillojmë më një projekt të ri i cili do të përfshinte edhe autobusët, miniautobusat, në zonat që janë më të rënda dhe kanë mundësi më të vogël të infrastrukturës me pas qasje më të lehtë”, u shpreh tutje Maraj.

E sa i përket vendimit për përdorimin e biletës prej 80 cent, e që mund të shfrytëzohet për 24 orë në të gjitha linjat, Maraj thotë se ka dhënë rezultate të dukshme.

Thotë se ky vendim ka bërë që të rritet numri i udhëtarëve në ditë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Gjobitet 22 vjeçari nga Ferizaj, e drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

U kap duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i merret leja për tre muaj shoferit të autobusit

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën