Këtë e ka bërë të ditur, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
“Në Klinikën e Endokrinologjisë gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022, ka pasur 5 mijë e 867 vizita ambulantore, 1 mijë e 145 konsultime specialistike brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 1 mijë e 251 ultrasonografi të tiroides dhe 326 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB)”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Sipas SHSKUK-së, janë mjekuar me Octreotid 31 pacientë me Tumor të Hipofozes/Akromegali dhe tumorë tjerë neuroendokrine.
“Në të njëjtën kohë, është duke u punuar me intensitet edhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve klinike, si dhe organizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të EVP-se dhe Kongresit të Diatologjise, që do të mbahet në nëntor të këtij viti”, është bërë e ditur në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. /teve1.info/