TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Mbi 300 raste të reja me kancer brenda dy muajve në Kosovë

nga TËVË 1
10 Mars, 2024
0
A A
​Për 8 muaj 250 raste të reja me kancer të gjirit

Mbi 300 raste të reja me kancer janë shënuar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë. Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon të dominojë tek gratë, tek meshkujt është ai i mushkërive.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, thotë se numri i rasteve të reja me kancer është trend në rritje, derisa potencon se pritet që në fillim të muajit majit të përfundojnë renovimet e kësaj klinike.

Kurtishi përmend disa nga faktorët që ndikojnë në shtimin e rasteve me këtë sëmundje malinje, duke përfshirë ata gjenetikë, të ambientit të jashtëm, moshën, gjininë e të tjerë.

“Që në krahasim me vitin 2023 dy muajt e parë, kemi gati për rreth 10-12 për qind më shumë dhe ky trend vazhdon të jetë i lartë, njëjtë sikurse vitin e kaluar. Pasi që në vitin 2023 shënon një numër të lartë të rasteve të reja, për herë të parë në Kosovë, mbi 2 mijë persona. Pra, kemi regjistruar në vitin 2023, 2 mijë e 130 persona, ndërsa në vitin 2022 kanë qenë të regjistruar ose të identifikuar dhe të trajtuar në Klinikën e Onkologjisë si raste të reja rreth 1 mijë e 750 persona”, tha ai.

Përveç këtyre, Kurtishi tregon se gjatë muajit prill ose në fillim të muajit maj pritet që të përfundojnë punimet në Klinikën e Onkologjisë, për çka thotë se do të ketë zgjerim të kapaciteteve, duke përfshirë dyfishimin e numrit të shtretërve.

Krahas kësaj, drejtori i kësaj klinike thekson se do të bëhet edhe dixhitalizimi i shërbimeve, me ç’rast do të sigurohen informatat të sakta mbi aktivitete që zhvillohen në këtë klinikë.

Kurtishi potencon se shumë shpejtë planifikohet të bëhet përgatitja më e sofistikuar e ilaçeve të cito statikëve, e cila sipas tij do ta rrisë në maksimum sigurinë e ilaçit dhe të dozimit.

“Ajo që do t’i shtohet klinikës dhe që është shumë benefit dixhitalizmi i shërbimeve në klinikë dhe ne do të kemi informata të sakta mbi secilin aktivitet që bëhet në klinikë, secili shërbim që ne e ofrojmë dhe ndoshta shumë shpejtë, këtë vit, ose vitin e ardhshëm do të bëjmë edhe përgatitjen më të sofistikuar të ilaçeve të cito statikëve e cila do ta rriste në maksimum sigurinë e ilaçit, dozimit”, shprehet Kurtishi për KP.

Ndër të tjera, profesionisti i shëndetësisë, Ilir Kurtishi, potencon se shqetësues mbetet fakti që mbi 50 për qind e rasteve me kancer që lajmërohen në klinikë për herë të parë, janë në stade të avansuara të sëmundjes.

Ai shton se faktorët gjenetikë, ata të ambientit të jashtëm, mosha , gjinia e të tjera ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të reja me kancer.

” Ajo që na shqetëson neve akoma është se ne megjithatë gjejmë sëmundjen në stade të avancuara në mbi 50 për qind të rasteve që lajmërohen në klinikë për herë të parë”, thekson Kurtishi për KosovaPress.

Renovimi i Klinikës së Onkologjisë ka filluar në fund të muajit tetor të vitit 2023. Ndërkaq, tani pacientët mund të marrin shërbimet onkologjike brenda objektit të Mjekësisë Sportive.

Tags: 300 rastekancerKosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për sulm me thikë dhe dëmtim të veturës

Votohet raporti për verifikimin e mandateve

Kosova në bllokadë politike: Institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Mosmarrëveshje për grurë në Vushtrri, tre persona sulmojnë fizikisht një tjetër

Një grua në Graçanicë raporton se djali i saj kanosi gjithë familjen

Kanosi përmes rrjeteve sociale një polic, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për sulm me thikë dhe dëmtim të veturës

Votohet raporti për verifikimin e mandateve

Kosova në bllokadë politike: Institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Mosmarrëveshje për grurë në Vushtrri, tre persona sulmojnë fizikisht një tjetër

Një grua në Graçanicë raporton se djali i saj kanosi gjithë familjen

Kanosi përmes rrjeteve sociale një polic, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Kllokot, vdes në QKUK e lënduara

Ndërron jetë në QKUK një punëtor që ishte lënduar rëndë në vendin e punës në Gjakovë

Elon Musk thotë se ka krijuar partinë e tij politike

Elon Musk thotë se ka krijuar partinë e tij politike

Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, mes tyre 15 fëmijë

Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, mes tyre 15 fëmijë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X