TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 30 fëmijë nga Siria e Irani që ishin në Shqipëri shpallen të humbur

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mbi 30 fëmijë nga Siria e Irani që ishin në Shqipëri shpallen të humbur

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri ka shprehur publikisht shqetësimin e saj pas raporteve të bëra publike në media nga Policia e Shtetit, se vetëm gjatë 6 muajve të fundit 36 fëmijë të huaj, të pashoqëruar janë zhdukur në drejtim të paditur.

Altin Hazizaj, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri shprehet se fëmijët e pashoqëruar janë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve dhe autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.

“Këta janë fëmijë që vijnë nga vende si Siria dhe Irani. Fëmijët e pashoqëruar janë gjithnjë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve etj. Fakti që ata janë në Shqipëri, autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Por fakti që janë zhdukur e s’dihet se ku janë tregon se autoritetet vendase dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë dështuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së këtyre fëmijëve.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ku Shqipëria është shtet palë që prej vitit 1992, kërkon që shteti të marrë të gjitha masat që garantojnë “të drejtën e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit” pa asnjë lloj diskriminimi për të gjithë fëmijët që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë. “Fëmija i pashoqëruar nga prindi ose kujdestari ka të drejtën e kthimit, në një kohë sa më të shpejtë pranë tyre. Kthimi në vendin e origjinës bëhet vetëm nëse është në interesin më të lartë të fëmijës.”

Nisur nga sa më sipër, ne kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Prokuroria Tiranë si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të hetojnë urgjentisht mbi humbjen e 36 fëmijëve që rezultojnë të zhdukur dhe pse fëmijët e pashoqëruar të huaj, në mbrojtje të shtetit shqiptar, mund të humbasin apo zhduken dhe askush nuk jep llogari për ta”- shprehet Hazizaj./TCh/

Tags: femije te huajShqiperi
ShareTweet

Postime të ngjashme

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon të kërcënojë paqen rajonale dhe globale

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën