Kolonat e veturave që po presin për t’u futur në Kosovë nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë ka arritur në 1 kilometër e gjysmë, raporton teve1.info
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në MPB, pritja e udhëtarëve në këtë pikë të kufirit është tri orë e gjysmë në hyrje, derisa nuk ka pritje në dalje.
Sipas MPB-së, pritje deri në një orë e njëzetë minuta janë regjistruar edhe në hyrje të Kosovës në pikëkalimin në Merdarë kurse rreth 30 minuta në atë të Muçibabës.
Po ashtu në këto pika kufitare në dalje e as në pikat tjera kufitare nuk ka pritje.