TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 200 të arrestuar në protestat në Francë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mbi 200 të arrestuar në protestat në Francë

Policia franceze ka arrestuar 217 persona të enjten mbrëma gjatë incidenteve që pasuan një demonstratë në Paris, si pjesë e protestave masive të vazhdueshme kundër reformës së pensioneve, e cila përfundimisht u vendos të zbatohej pa votim në dhomën e ulët.

Sipas France Info, 217 persona janë arrestuar në incidentet që shpërthyen në Place de la Concorde, në qendër të kryeqytetit francez. Sipas të njëjtit burim, njësitë e policisë përdorën gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Kur shpërthyen incidentet, sipas vlerësimeve të mediave franceze, në shesh ishin rreth 6000 njerëz. Pasditen e së enjtes, qeveria vendosi në minutën e fundit të zbatojë projektligjin e pensioneve, i cili do të rriste moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, duke anashkaluar dhomën e ulët, pasi ishte e paqartë nëse ekzistonte shumica e nevojshme.

Ekziston një nen i Kushtetutës Franceze që lejon të ndiqet kjo rrugë. Por reforma mund të anulohet në rast të votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së presidentit Emmanuel Macron dhe kryeministres Elisabeth Bourne.

Demonstrata u organizuan dje në shumë qytete të tjera franceze (Marsejë, Dijon, Nante, Ren, Ruen, Grenoble, Tuluzë, Nice). Sindikatat po bëjnë thirrje për një grevë të re kombëtare të enjten e ardhshme dhe mobilizime masive nga fundjava. Miliona francezë kanë protestuar vazhdimisht në rrugë kundër reformës./abcnews.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën