TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mbi 200 raste me tuberkuloz gjatë 2023-ës u trajtuan në Pulmologji

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Mbi 200 raste me tuberkuloz gjatë 2023-ës u trajtuan në Pulmologji

Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktualisht po trajtohen rreth 10 raste me tuberkulozë. Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar në këtë klinikë janë mjekuar mbi 200 pacientë me këtë sëmundje, derisa kanë dominuar ata të gjinisë mashkullore.

Kështu thotë drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, derisa potencon se në nivel vendi, numri i të prekurve me tuberkulozë është afro 600.

Ai shton se vërehet një tendencë e rënies së numrit të rasteve me këtë sëmundje, në krahasim me vitin 2022.

“Gjatë vitit 2023 sa i përket rasteve të mjekuara nga tuberkulozi në klinikën tonë janë mjekuar diku 203 raste, nga ato kanë qenë 111 meshkuj, 92 femra. Kurse, sa i përket rasteve në nivel vendi, kam biseduar edhe me CDF-në dhe menaxherët kombëtarë dhe janë duke u grumbulluar të dhënat. Deri më tani ata më kanë thënë që janë diku rreth 550 raste, por që dy regjione ende si kanë futur në kuadër të dhënave. Mendohet se diku 600 apo më pak se 600 raste për vitin 2023, çka do të thotë se në krahasim me vitin 2022 vërehet një tendencë e lehtë e rënies së rasteve të reja me tuberkulozë…Klinika e Pulmologjisë ka katër reparte dhe njëri nga repartet është reparti B që merret me trajtimin e të sëmurëve me tuberkulozë. Aty tani kemi diku rreth 10 raste që janë duke u mjekuar nga tuberkuloza me antituberkular”, thotë Hoxha për KP.

“Fatin” e 10 pacientëve me tuberkulozë që po trajtohen në këtë klinikë, nuk e kanë shumë të tjerë me sëmundje të ndryshme që mjekohen në Pulmologji. Kjo, për shkak se Klinika e Pulmologjisë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të pranuar të gjithë pacientët që kanë nevojë për hospitalizim.

Në 66 shtretërit që posedon Klinika e Pulmologjisë, janë të shtrirë 66 pacientë të cilët po marrin trajtim shëndetësor. Ndërkaq, ka edhe pacientë të tjerë që për shkak të numrit të vogël të shtretërve dhe hapësirave të pamjaftueshme, pavarësisht që kanë nevojë për hospitalizim, nuk po kanë mundësi të shtrihen.

Për këtë, drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha thotë se ka raste kur pacientëve ua shtyjnë pranimin në spital për disa ditë, apo kërkojnë ndihmë nga klinikat e tjera.

“I kemi 66 shtretër, 66 të shtruar. Kemi bërë vizitën e përgjithshme, çdo të enjte e bëjë edhe vizitën e përgjithshme dhe kam liruar 9 shtretër por që janë ri mbushur menjëherë…Po, kemi raste kur kanë nevojë për hospitalizim, i shtyjmë për nesër, për ditën tjetër, por edhe duke kërkuar ndihmë edhe nga klinikat e tjera sidomos Klinika e Infektives dhe klinikat interne që të na dalin në ndihmë”, theksoi Hoxha.

Ndër të tjera, Hoxha potencon se vazhdimisht kanë probleme me hapësira dhe shtretër të mbi ngarkuar. Ai thotë se secila dhomë e ka një shtrat më shumë sesa duhet të ketë.

Përveç kësaj, Hoxha thotë se kanë mungesë të stafit të mesëm.

“Sa i përket kushteve në Klinikën tonë, e dimë se Klinika e Pulmologjisë është e vendosur në kuadër të Klinikës së Dermatovenerologjisë, në një farë mënyre jemi qiraxhinj në kuadër të klinikës së lëkurës qysh nga ardhja e Klinikës së Pulmologjisë nga Dragodani ku ka qenë më përpara…Vazhdimisht kemi probleme me hapësira. Kemi probleme me numrin e shtretërve, me nevojat të cilat paraqiten sidomos gjatë muajve të dimrit për hospitalizime, për shkak se kemi ngarkesë të madhe…Sa i përket stafit të mjekëve kemi 16 mjekë pulmologë, të cilët janë të gjithë aktivë. Kurse, sa i përket stafit të mesëm kemi 33 infermierë. Klinika e Pulmologjisë me 66 shtretër, edhe ata shtretër të mbi ngarkuar. Secila dhomë ka nga një shtrat më tepër për shkak se nevojat janë të mëdha për hospitalizim…Kemi nevojë shumë për staf të mesëm infermierë”, thotë Hoxha.

Ndërkaq, sa i përket furnizimit me barna esenciale për kurimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve të tjera, Hoxha theksoi se qëndrojnë mirë.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike që prek kryesisht mushkëritë. Agjenti shkaktar i tij, mykobakteri i tuberkulozit, ose bacili Koh, transmetohet nga spërklat e pështymës ose të gëlbazës, kur personi i infektuar flet, teshtin ose kollitet.

 

Tags: Klinika e PulmologjiseMusa HoxhaQKUK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

I dehur tenton të ikë nga stacioni policor në Prishtinë, sulmon policët dhe u shkakton lëndime

Presidentja Osmani dhe gjeneralmajor Ulutash diskutojnë për sigurinë dhe kërcënimet me dronë nga Serbia

Presidentja Osmani dhe gjeneralmajor Ulutash diskutojnë për sigurinë dhe kërcënimet me dronë nga Serbia

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Pas pesë muajsh, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Prishtinë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

Osmani do të dekorojë sot presidentin e FIFA, Gianni Infantino

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

I dehur tenton të ikë nga stacioni policor në Prishtinë, sulmon policët dhe u shkakton lëndime

Presidentja Osmani dhe gjeneralmajor Ulutash diskutojnë për sigurinë dhe kërcënimet me dronë nga Serbia

Presidentja Osmani dhe gjeneralmajor Ulutash diskutojnë për sigurinë dhe kërcënimet me dronë nga Serbia

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Pas pesë muajsh, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Prishtinë

Cilat janë shprehitë e një punëtori të përkushtuar?

Cilat janë shprehitë e një punëtori të përkushtuar?

Sot, ceremonia e varrimit të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra në sallën e gjyqit

Sot, ceremonia e varrimit të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra në sallën e gjyqit

Ronaldo flet për të ardhmen, pensionimi nuk është opsion

Ronaldo flet për të ardhmen, pensionimi nuk është opsion

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

Osmani do të dekorojë sot presidentin e FIFA, Gianni Infantino

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën