TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 200 mijë euro vlera e pasurisë së konfiskuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar

by teve1
1 vit ago
1
A A
Mbi 200 mijë euro vlera e pasurisë së konfiskuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar janë raportuar pasuri të konfiskuara në shumën mbi 200 mijë euro. Ndërkaq, vlera e pasurive të sekuestruara për tetor-dhjetor është mbi 3.7 milionë në 51 raste.

Kështu u tha se mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu ka shpalosur raportin tremujor tetor-dhjetor të vitit të kaluar.

“Në tre mujorin e fundit janë raportuar pasuri të konfiskuara në shumën prej 207 mijë euro, në shtatë raste, ndërsa vlera e sekuestrimeve për këtë tre mujor e kap vlerën e mbi 3.7 milion euro pasuri të sekuestruara apo në 51 raste të ndryshme. Kjo është një veçori pozitive, meqë ka pasur raste edhe me konfiskim edhe me sekuestrim. Ndërsa, një aspekt tjetër pozitiv për tre mujorin e fundit të vitit 2024 ka qenë vazhdimi i përgjigjeve pozitive në kërkesat për shitjen e aseteve, ku në tre mujorin e fundit janë paraqitur 28 kërkesa”, tha ai.

Tutje, ai theksoi se nga ana e Prokurorisë Speciale janë paraqitur katër kërkesa për shitje të aseteve. Megjithatë, theksoi se ka dështim të funksioneve prokuroriale, meqë sipas tij ka prokurorë që nuk bëjnë kërkesa për shitje të aseteve.

“Gjatë ditëve dhe javëve të kaluara kemi kërkuar nga ana e koordinatorëve lokalë që të intensifikohet puna në paraqitjen e kërkesave të tilla, mirëpo nga përgjigjet që kemi pranuar shihet se ka prokurori dhe prokurorë që nuk kanë kthyer fare përgjigje në këtë çështje…Ne e kemi pajisur kryeprokurorin e shtetit dhe kryesuesin edhe me lista të posaçme të secilës prokurori, ku mund të shihen që ka prokurori dhe prokuror që me tepër se pesë apo gjashtë vite kanë veturat e sekuestruara mirëpo nuk kanë paraqitur kërkesa për shitje. Buxheti i shtetit po vazhdon që të dëmtohet në mënyrë të vazhdueshme me këtë çështje. Tash e tutje mbetet te ju që të vlerësohet një mos veprim i tillë që rezulton në një dështim në kryerjen e funksioneve prokuroriale dhe në dëmtimin e buxhetit të Kosovës, apo në paraqitjen e padive nga ana e të pandehurve në rast se do të ju kthehet vetura pas disa vitesh”, shtoi ai.

Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi të hënën rregulloren për themelimin dhe funksionimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit. Po ashtu, u miratua edhe rregullorja për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës së KPK-së. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

Dogana e Kosovës asgjëson 4 mijë produkte të falsifikuara “Ariel”

Dogana e Kosovës asgjëson 4 mijë produkte të falsifikuara “Ariel”

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti: Po zbatojmë ligjin për integrimin e strukturave, pa lënë qytetarët pa shërbime

Kurti: Ushtria serbe pranë kufirit, provokim dhe shfaqje e pafuqisë

Kurti: Ushtria serbe pranë kufirit, provokim dhe shfaqje e pafuqisë

Gjyqtarët e futbollit dënojnë gjuhën e Batatinës ndaj Berishës

Gjyqtarët e futbollit dënojnë gjuhën e Batatinës ndaj Berishës

Mbrëmje historike për Messin, ylli argjentinas shënon golin e 900-të në karrierë

Mbrëmje historike për Messin, ylli argjentinas shënon golin e 900-të në karrierë

Finalja e parakohshme Real – Bayern nis çerekfinalet e Championsit, ja datat dhe oraret kur do të luhen të gjitha ndeshjet

Finalja e parakohshme Real – Bayern nis çerekfinalet e Championsit, ja datat dhe oraret kur do të luhen të gjitha ndeshjet

Morina i Gjilanit, shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Morina i Gjilanit, shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Dy shqiptarë te Zvicra, “helvetikët” publikojnë listën për ndeshjet miqësore

Dy shqiptarë te Zvicra, “helvetikët” publikojnë listën për ndeshjet miqësore

Derbi Prishtina – Ballkani nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”

Derbi Prishtina – Ballkani nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”

Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën