TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Mbi 16 mijë vizita në Klinikën e Dermatologjisë vetëm brenda nëntë muajve

nga TËVË 1
4 Nëntor, 2023
0
A A
​Mbi 16 mijë vizita në Klinikën e Dermatologjisë vetëm brenda nëntë muajve

Në Klinikën e Dermatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mungon hapësira e mjaftueshme për të ofruar trajtimet e nevojshme për pacientë. Përveç kësaj, ka vështirësi të vazhdueshme në sigurimin e azotit të lëngshëm dhe mungesën e Patch testeve.

Po ashtu, vihet në theks edhe nevoja për rritjen e numrit të infermierëve. Ndërkaq, në këtë klinikë, deri në shtator të këtij viti, janë kryer mbi 16 mijë vizita amulantore specialistike.

Kështu bënë të ditur drejtori i Klinikës së Dermatologjisë, Enver Krasniqi, i cili potencon se për shkak të hapësirës, brenda një dhome janë vendosur deri në katër shtretër.

“Kur përmendet hapësira, një rast konkret në pjesën stacionare, praktikisht dhomat e parapara me standarde për dy pacientë e dy shtretër, diku janë të vendosur tre e diku katër shtretër, me çka pamundësohet të kryhet puna sipas standardeve… Tek ne përveç terapisë me gjilpëra apo ampulla dhe me tableta, një pjesë të mirë të madhe, bën pjesë terapia lokale, pra lyerja e pacientëve me barna të ndryshme, dhe praktikisht humbet privatësia e pacientit. 04:40 Problemi me azot të lëngësht, ku furnizimi bëhet me para të imëta apo peti cash dhe nuk ka ndonjë furnizim të rregullt dhe të sigurtë. Pastaj kemi mungesë të Patch testeve, seteve për Patch teste, që më tepër se tre katër vite, që pamundëson ofrimin e shërbimit të Alergologjisë në kuadër të Dermatologjisë”, thotë Krasniqi.

Krahas kësaj, Krasniqi potencon se për herë të parë në historinë e Dermatologjisë kosovare, në muajin qershor është bërë aplikimi i terapisë biologjike me dy pacientë, për të cilët thotë se po vazhdojnë me marrjen e terapisë.

Drejtori i klinikës për sëmundjet e lëkurës, Enver Krasniqi thekson se këtë vit është shënuar rritje e numrit të vizitave specialistike për mbi 24 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

“Statistikat nëntë mujore krahasuar me vitin e kaluar, për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku vërehet një rritje e numrit të vizitës specialistike për 24.4 për qind që shprehur në numër i bie i kemi 16.817 vizita ambulantore specialistike. Po ashtu, në këtë vit ka rritje për 50.8 për qind të numrit të shërbimeve dhe procedurave ambulantore që janë kryer, krahasuar me përudhen e njëjtë të viti të kaluar, që i bie 12 mijë e 81 shërbime janë kryer. Po ashtu, ka rritje të numrit të pacientëve që kanë qenë të spitalizuar diku për 17.4 për qind, shprehur në numër i bie 722 pacientë kanë qenë të spitalizuar në pjesë stacionare që janë trajtuar”, potencon Krasniqi.

Krasniqi thekson se Klinika e Dermatologjisë ka mungesë të infermierëve, derisa shton se ka nevojë të bëhen ndryshime edhe në sistemin e brendshëm elektronik të shërbimeve ambulantore, për shkak që ende punohet në formën klasike, me dorë.

Lidhur me këtë nevojë, ai shton se kanë marrë sinjale pozitive nga menxhamenti i ri i ShSKUK-së, për çka thotë se deri më tani kjo klinikë është lënë anash dhe nuk e ka pasur mbështetjen e duhur.

“Kemi mungesë të stafit të mesëm, kemi pak, krahasuar me mjek dhe me nevojat që janë reale…Kemi momentalisht 20 specialistë të punësuar në Klinikën e Dermatologjisë…Sa i përket stafit të mesëm 26 infermierë punojnë me moshën mesatare…. Ne kemi mungesë të sistemit të brendshëm të sistemit elektronik apo Data Bazë atë të shërbimeve ambulantore sikur që janë shërbimet e tjera internistike. Ende punohet në formën klasike me protokol me dorë. Është bërë kërkesa në muajin janar, mirëpo janë bërë shpesh ndërrimet e menaxhmentit brenda ShSKUK-së dhe menaxhmenti i ri ka dhënë sinjale të them pozitive për përkrahje. Ngase deri më tani prej periudhës së pasluftës, Klinika e Dermatologjisë është lënë anash dhe nuk është mbështetur sa është dashur të mbështetet”, thotë Krasniqi për KP.

Ndryshe, shërbimi i Dermatologjisë si repart daton që nga viti 1959 në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë, ndërkaq spitali për sëmundje mykotike ka funksionuar prej vitit 1950 deri në vitin 1958 në Pejë. Në vitin 1972, u hap Klinika e Dermatologjisë në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë, e cila funksionoi si organizatë e punës së bashkuar deri në vitin 1977.

Ndërsa, nga qershori i vitit 1999, Klinika e Dermatologjisë, veprimtarinë e saj e ushtron në kuadër të QKUK-së. Kjo klinikë që nga viti 2003, funksionon në gjysmën e hapësirës së dedikuar për këtë klinikë, ngase sipas një vendimi i është marrë gjysma e hapësirës për periudhën e përkohshme 2 vjeçare dhe i është dhënë Klinikës së Pulomologjisë.

Tags: Klinika e DermatologjisëQKUKvizita
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X