TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mbi 11 milionë euro u shpenzuan për blerjen e teksteve shkollore

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Mbi 11 milionë euro u shpenzuan për blerjen e teksteve shkollore

Shuma e shpenzuar e buxhetit për blerjen e teksteve dhe mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 22/23, ishte mbi 11 milionë euro. Kështu u tha në komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor, ku deputetët thanë se ka ende familjarë që ka marrë pagesat, derisa ministrja e Arsimit nuk kishte informata.

Nagavci ka thënë se për ciklin e klasave 1-5, familjet blerja e teksteve shkollore ishte 5 milionë euro, ku përfitues janë mbi 115 mijë prindër pagesa të realizuara.

“Kemi kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit për të na informuar për nxënësit që nuk janë të furnizuar me tekstet shkollore, nuk kemi pas ndonjë informatë se dikush nuk është pajisur me tekste. Gjatë vitit shkollor 22/23, shuma e buxhetit të shpenzuar për blerjen e teksteve dhe mjeteve mësimore në total mbi 11 milionë euro.. Për klasën 1-5, familjet janë furnizuar me 50 euro. 1-9 me 30 euro, nxënësit për mjetet shkollore. 1-5 blerja e teksteve shkollore ka kushtuar 5 milionë. Përfitues për klasën 1-5, janë 115 e 381 prindër apo kujdestarë pagesa të realizuara. Nga 30 euro 197 mijë përfitues. Cikli 1-9 të regjistruar 2022/23 215 mijë nxënës”, ka thënë Nagavci.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka pyetur ministren se a është bërë kompletimi i furnizimit me datë të saktë i shkollave dhe nxënësve me tekste shkollore.

Dreshaj ka ankesa se në komunën e Gjakovës disa qytetarë ende nuk i kanë marrë subvencionet për tekste.

“Kur është bërë kompletimi i furnizimit me datë i shkollave dhe nxënësve me tekste? Kemi shqetësime që nuk është bë në të njëjtën kohë, në komunën e Gjakovës, kemi vërejtje që ende qytetarët nuk i kanë marrë paratë për tekste. A e arritët qëllimin e përmirësimit të furnizimit të nxënëseve? A ju doli më lirë se vitin e kaluar një proces i tillë?”, ka pyetur Dreshaj.

Nagavci është kundërpërgjigjur se pagesat kanë vazhduar deri në prill të 2023-tës.

Ndërsa, për Komunën e Gjakovës apo të tjerat ka shtuar se personalisht nuk është në dijeni për një gjë të tillë.

“Kompletimi i furnizimit, ne kemi vazhduar me pagesa deri në prill te vitit të kaluar. E kemi hapur në gusht, pagesat e para janë realizuar në muajin gusht, kush ka aplikuar më vonë apo ka pasur sfida janë realizuar edhe në shtator, tetor e me radhë. Sa i përket Gjakovës apo komunave të tjera e përsëris se personalisht nuk jam në njohuri. Nuk mbaj mend që kemi asnjë ankese, kërkesë apo shqetësim nga drejtoresha komunale e arsimit në Gjakovë. Vlera ka qenë më e ulët. Në një vit paraprak 17 milionë euro”, është përgjigjur Nagavci, shkruan KP.

Po ashtu, deputeti i LVV-së, Armend Muja ka vërejtje për mungesën e të gjithë nxënësve me tekste shkollore.

“Mua nuk më mjafton kjo deklaratë, duhet të jetë e qartë. Jo të gjithë janë pajisur me tekste mësimore, po thoni se janë 197 mijë përfitues. Çfarë masash ka marrë ministria për t’u kujdesur që të gjithë të kenë qasje?”, ka shtuar Muja.

Ministrja ka shtuar se ka pasur edhe prind të cilët kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të aplikojnë sepse nuk kanë nevojë.

“Ka pasur prind që kanë deklaruar se nuk dëshirojmë të aplikojnë se nuk kanë nevojë”, ka shtuar Nagavci.

MAShT furnizon edhe fëmijët e mërgatës me tekste shkollore.

Tags: 11 milionë euroShpenzimetekste shkollore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fetoshi: Jemi në një situatë të pafavorshme për kthimin e një procesi që do ta normalizonte veriun

Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit

Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit

Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

Pas gërmimeve në Zubin Potok-10 mbetje kockore dërgohen për identifikim në Hagë

Çështja e presidentit, Haxhiu: Ramush Haradinaj është njeriu i duhur në kohën e duhur

Flaka Loxha e fiton të bronztën, tri medalje nga xhudoja në Taranto

Flaka Loxha e fiton të bronztën, tri medalje nga xhudoja në Taranto

BE reagon pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për gjyqtarët serb që vet u dorëhoqën

BE reagon pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për gjyqtarët serb që vet u dorëhoqën

Ballkani mposht Drenicën në Skenderaj

Ballkani mposht Drenicën në Skenderaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën