TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbetjet mortore të gjetura në Vushtrri dyshohet se janë të një gruaje

Në Vushtrri dje janë gjetur disa eshtra e të cilat dyshohet se janë të një gruaje të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të zhdukurit tha për televizionin se identifikimi i tyre merr kohë.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
1 0
A A

Janë varrezat e dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë.

Këtu në qytetin e Vushtrrisë të premten u gjetën disa eshtra që dyshohet se i përkasin luftës së vitit 1998-99.

Andaj gërmimet filluan menjëherë për marrjen e mostrave të tyre për identifikim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Këto mbetje dyshohet se janë aty që nga përfundimi i luftës, kur ishin varrosur dëshmorët e kombit e bashkë me to sipas familjarëve të dëshmorëve, ishin edhe këto eshtra.

“Pasi që i kanë marrë prej Pestovës i kanë çu për obduksion në Rahovec, kur kanë ardhë i kanë pru kufomat me i varros ka ardhë edhe kjo kufomë sipas informatave që i kam marrë prej familjarëve dhe i kanë marrë dhe e kanë hapë edhe një varr dhe e kanë varros edhe ata pa emër pa asnjë informatë tjetër dhe ne ju kemi thënë se na ka ardhë edhe një shtesë, një kufomë por nuk na ka ardhë kurrfarë përgjigje i kemi varrosë”, ka thënë  Vildane Mulaku – kryetare e shoqatës “Martirët e Lirisë”

Kryetarja e shoqatës “Martirët e Lirisë” shpreson që sa më parë të identifikohen se kujt i përkasin ato për t’ia lehtësuar dhimbjen familjarëve.

“Besoj dhe shpresoj që është një, një dmth dikush të dij se ku gjenden eshtrat bile të tyre. E kam provuar këtë pjesë dhe e di çka është mos me pasë asnjë informacion, mos me ditë asgjë për familjarin tënd dhe besoj që bashkë me dhimbjen ndoshta është edhe një lehtësim për familjarin me ditë bile ku i ka eshtrat, varrin”, thotë Mulaku.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti tregon për rezultatet e gërmimeve të deritanishme.

“Sipas antropologëve tanë sepse është herët të flitet, mund të gaboj në pikën e ekspertizës por sipas antropologëve tanë mund të jetë femër dhe nuk është se kemi ndonjë femër nga rasti që ne kemi trajtuar aty por sipas ekspertëve tanë është potencialisht rast i luftës së fundit në Kosovë dhe mënyra se si ka qenë i varrosur, si është gjetë këto bodu begs si ithojmë ne të jep me kuptu që është person i zhdukur”, ka thënë ajo.

Megjithatë, ai shton se duhet pritur për kryerjen e disa procedurave deri në identifikimin e plotë të këtyre mbetjeve.

“Dy antropologë që i kemi aty e nxjerrin një mostër të ashtit dhe e dërgojnë përmes procedurave të shpejtuara në Hagë, sepse në Hagë është laboratori i testimit me ADN dmth gjakut që i kanë dhënë familjarët me mostrat që ne i dërgojmë atje… Zgjat minimum 1 deri 2 muaj, por kryesisht zgjat më shumë sesa kaq dhe ndodhë 4 apo 5 ose 6 muaj”, shprehet Hoti.

Gjatë këtij viti janë bërë 16 gërmime nga ky Komision kurse sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë e 617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga lista serbe

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga lista serbe

Zgjedhja e nënkryetarit me short, Basha i jep radhën Nenad Rashiqit

Zgjedhja e nënkryetarit me short, Basha i jep radhën Nenad Rashiqit

As Igor Simiq s’mund t’i merr votat për nënkryetar Kuvendi

Juventusi planifikon një transferim befasues për yllin kryesor të Milanit

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën