Kompania e ujësjellësit ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj ka dalë jashtë funksionit si pasojë e turbullirave të larta në kanalin Ibër–Lepenc, shkaktuar nga reshjet e mëdha atmosferike.
Për shkak të pamundësisë për të trajtuar ujin, disa zona kanë mbetur pa furnizim.
Sipas njoftimit, pa ujë janë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë
Po ashtu, kompanija paralajmëron se do të ketë ndikime dhe reduktime të furnizimit edhe në disa zona të tjera të kryeqytetit.
“Ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues”, thuhet ndër të tjera në njoftim.




