TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën rritet ndërsa i dërguari i Trump zbarkon në Kiev

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën rritet ndërsa i dërguari i Trump zbarkon në Kiev

Foto: AP

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, gjeneral lejtnant në pension Keith Kellogg, mbërriti në Kiev të hënën, sipas një zyrtari të lartë ukrainas, ndërsa pritjet për një ndryshim në politikën e administratës Trump ndaj luftës po rriten.

Javën e kaluar, Trump njoftoi se do të bënte një “deklaratë të rëndësishme” për Rusinë të hënën. Ai e ka vendosur përfundimin e shpejtë të luftës si një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme dhe është treguar gjithnjë e më kritik ndaj mungesës së bashkëpunimit të presidentit rus, Vladimir Putin me përpjekjet për paqe.

“Putini flet mirë dhe pastaj bombardon të gjithë,” tha Trump të dielën në mbrëmje, duke konfirmuar gjithashtu se SHBA do t’i dërgojë Ukrainës raketat mbrojtëse ajrore Patriot, për të ndihmuar në përballimin e sulmeve të shtuara nga Rusia.

Sipas OKB-së, qershori ishte muaji me më shumë viktima civile në tre vitet e fundit, me 232 të vrarë dhe mbi 1,300 të plagosur, për shkak të sulmeve me dronë dhe raketa që Rusia ka shtuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, raporton AP.

Në të njëjtën kohë, forcat ruse po përpiqen të fitojnë terren në disa zona të vijës së gjatë të frontit prej 1,000 kilometrash.

Senatori republikan Lindsey Graham, një aleat i ngushtë i Trumpit, deklaroi se lufta është afër një pike kthese. Ai tha se Trump po tregon gjithnjë e më shumë vullnet për të ndihmuar Ukrainën, një ndryshim i madh nga qëndrimi i tij i mëparshëm, kur ndihmën për Kievin e shihte si një barrë për taksapaguesit amerikanë.

“Në ditët në vijim do të ketë furnizime rekord me armë për Ukrainën,” tha Graham në CBS. “Putini gaboi rëndë duke menduar se mund ta manipulonte Trumpin. Shikoni çfarë do të ndodhë – do të ketë përpjekje të mëdha për ta detyruar të ulet në bisedime.”

Tags: Keith KelloggTeve1Ukraine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Tërmet në Shqipëri, ndjehet në disa qytete

Erion Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj mbetet në burg

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Katër persona mbesin të vdekur pasi një helikopter i ushtrisë iraniane rrëzohet në një treg

Katër persona mbesin të vdekur pasi një helikopter i ushtrisë iraniane rrëzohet në një treg

Tahiri: Ne e kemi kandidatin – Ramush Haradinaj i përmbush të gjitha atributet për president

Tahiri: Ne e kemi kandidatin – Ramush Haradinaj i përmbush të gjitha atributet për president

Reagim i redaksisë së Sportit në Tëvë 1 për komentet fyese të nënkryetarit të KF Llapi

Reagim i redaksisë së Sportit në Tëvë 1 për komentet fyese të nënkryetarit të KF Llapi

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Ky është polici nga Shqipëria që dyshohet se u kap me 1 milion euro në Merdarë

Juventusi llogarit në Zhegrovën, nuk e largon në verë

Zhegrova kthehet në Francë?

Bora shton amerikanin Dingle

Bora shton amerikanin Dingle

“Këndi i debatit”- 24.02.2026

“Këndi i debatit”- 24.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën