TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mbahet marsh në Prishtinë në mbështetje të Palestinës

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Mbahet marsh në Prishtinë në mbështetje të Palestinës

Disa qindra qytetarë të Kosovës marshuan nga Xhamia e Madhe (Mehmet Fatih) në Prishtinë deri në sheshin “Zahir Pajaziti” në përkrahje të popullit palestinez dhe Palestinës.

Me disa fotografi të fëmijëve të vrarë në Gaza ditëve të fundit të shfaqura në fillim të marshit dhe motot si “Liri për Palestinën”, “Të ngrihemi për Palestinën dhe për të drejtat e njeriut” dhe “Stop gjenocidit”, qindra qytetarë brohoritën për të drejtat e popullit palestinez.

Reklamë

Albert Berisha, njëri nga organizatorët e këtij tubimi i cili iu drejtua të pranishmëve, tha se me këtë aktivitet po dërgojnë mesazh se nuk janë në anën e më të fortëve, por, në anën e drejtësisë.

“Ajo që po ndodh sot në Gaza është terrorizëm shtetëror dhe sistematik, spastrim etnik, masakër, gjenocid…”, tha Berisha, derisa shtoi se nuk janë ideologjikish me Hamasin apo Fetahun dhe aksionet e tyre.

Ai shtoi se “vrasjet masive, ndalimi i ujit dhe ushqimit, bombardimi i kuzhinave, shkollave, xhamive dhe spitaleve janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

“Liria është e shtrenjtë dhe ne e dimë se sa shtrenjtë e kemi paguar, është më e shtrenjtë se vetë jeta”, theksoi Berisha, raporton Anadolu.

Pas bombardimit dhe granatimit së fundi të një spitali në Gaza ku humbën jetën qindra qytetarë, reagoi duke e dënuar sulmin edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

“Dënojmë në formën më të ashpër këtë veprim, i cili është krim kundër njerëzimit. Ftoj botën demokratike e qytetëruese, që të ndërmarrë hapa e të veprojë me shpejtësi në parandalimin e një kasaphaneje në Gaza, për të cilën do të jemi përgjegjës që të gjithë”, shkroi myftiu Naim Tërnava në një reagim publik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia gjen 21 kg marihuanë në një çantë, i dyshuari u drejton armën dhe arratiset në Shqipëri

Policia gjen 21 kg marihuanë në një çantë, i dyshuari u drejton armën dhe arratiset në Shqipëri

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër persona të lënduar në një aksident në Prishtinë

Pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare

Deri një orë pritje në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se kanë filluar fazat e para të sulmit

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se kanë filluar fazat e para të sulmit

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident komunikacioni në Klinë

Pse kafeja ju bën të lumtur në mëngjes

Pse kafeja ju bën të lumtur në mëngjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X