TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbahet ceremonia për shënimin e 80-vjetorit të intelektualit, Ukshin Hoti

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Mbahet ceremonia për shënimin e 80-vjetorit të intelektualit, Ukshin Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas nderimit që ka bërë në shtëpinë Muze të Prof. Ukshin Hotit, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti”, në Prizren, në shënimin e 80- vjetorit të lindjes të tij.

Fjalën e tij kryeministri Kurti e ka nisur duke ua kujtuar të gjithë të pranishmëve se profesor Ukshin Hoti është ai i cili ka shpenzuar diç më shumë se 13 vite në universitet, dhe pothuaj po aq edhe në burg. Në fillesë pra është ndërgjegjja e universitetit nën ndëshkim, por në jetë të jetëve do të jetë ndërgjegjja e ndëshkuar e universitetit.

Ai tha se Ukshin Hoti, me tërësinë e qëndrimit të tij teorik dhe veprimit praktik e bëri të pamundur dinakërinë e opinionit që ngjall frikë mbi mendimin, e bëri të pamundur universitetin si funksion vetëfrikësimi. “Ai e ka vendosur një vulë nga e cila zor se mund të shpëtojë e ardhmja e universiteteve tona dhe sa mirë që është kështu. Ky gjest i tij i përket atij lloji besëlidhjesh mes individualiteteve të dijes dhe vendeve të dijes. Po e them këtë gjë në Prizren, pikërisht në vendin ku është vulosur Besëlidhja e Lidhja para 145 vitesh”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se ne na mbetet detyra historike dhe politike t’i japim një themelim besëlidhjes së universitetit multidisiplinar me autonominë e inteligjencës kolektive, shkruan EO.

Duke theksuar se Universiteti është vendi i shumëzimit të disiplinave dhe i përbashkimit të disiplinave, i kombinimit mes krijimtarive të tyre, kryeministri tha se në këtë pikë personaliteti i Ukshin Hotit është shembulli i qartë i subjektit individual ku shprehet natyra kolektive e inteligjencës. Dashuri për letërsi, krijimtari në marrëdhënie ndërkombëtare dhe histori, prodhimtari në gazetari.

Më tej, kryeministri Kurti, ka vlerësuar lartë figurën e profesor Hotit, derisa ka kërkuar nga çdonjëri, në çdo disiplinë qoftë, të studiojë tekstet e Ukshinit.

“Dua të them me këtë se Rilindja është një proces që vazhdon. Rilindja vijon gjithnjë në formën e albanologjisë politike, pra si një qendërzim finalist i universiteteve tona. Dhe rilindasit na kanë sjellë këtu, Ukshini që nuk është mes nesh e midis tyre, dhe çdo formë dëshmore e dijes dhe veprimit na kanë sjellë në një gjendje të re nga mund të zotërojmë një krijimtari shumë herë më të lirë se në kohën e tyre”, u shpreh kryeministri Kurti.

Tags: 80-vjetorialbin kurtiukshin hoti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zhvillimin

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

​Dita e fundit në presidencë, vlerësime dhe kritika për punën e Vjosa Osmanit

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën