TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbahet akademi përkujtimore për komandantin Nazmi Ajeti

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
0
A A
Mbahet akademi përkujtimore për komandantin Nazmi Ajeti

Në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë është mbajtur akademi përkujtimore për komandantin Nazmi Ajeti. Të pranishmit lartësuan veprën e tij dhe treguan momentet që kishin kaluar me të.

Familjarë të dëshmorëve, ish të burgosur politik dhe invalidë e veteranë të UÇK-së u mblodhën të shtunën në teatrin Avdush Hasani në Podujevë.

Aty përkujtuan veprën e komandantit Nazmi Ajeti.

E fjalën fillimisht e mori ish profesori i tij, Fadil Aliti.

“Nazi pastaj nuk ka ardhur një vit në shkollë, sepse ka mbajtur një vit burg e në fund të vitit tjetër u kthye prapë dhe ka mbajtur vitin e katërt”, tha ish-profesori i komandantit, Nazmi Ajeti.

Nga Kukësi erdhën edhe bashkëveprimtarë të tij.

“Me Nazmi më ka rënë një dyherë që kam qenë vetëm me të kemi shku deri në kufi vetëm të gjejmë armatimin tani ka vazhdu prapë se kishte edhe shokë tjerë ai që kapërcejke armatimin”, tha bashkëveprimtari Bajram Kovaçi.

Kohën në burgun e Gurrakocit bashkë me Ajetin e kujtoi edhe një ish i burgosur politik.

“Me Nazmi Ajeti jemi njohur në rrethana të jashtëzakonshme në burgun e Gurrakocit, aty ku plot të rinjë i sjellshin të dënuar për pjesëmarrje në demonstrata dhe ne që kishim bërë disa vite burg ishim në fundin e burgut dhe të paktën ishim në vitin e tretë dhe të katërt të burgut me plot shokë tjerë. Kur na erdhën këta djem të rinj që dikush si kishte mbush ende 17 vjet vërtetë ishte e rëndë”, tha ish i burgosuri politik, Osman Shahini.

Fjalë të mëdha tha edhe një bashkëluftëtar i heroit.

“Ai bashkë me luftëtarët e tij nga zona e Llapit dhe Karadakut kanë qëndruar me ditë të tëra në shtëpinë time. Gjatë viteve 98-99. Më 4 nëntor një rrugëtim të rrezikshëm iu pata bashkuar grupit të Llapit që drejtonte varësi i komandantit të Nazit, në atë rrugëtim gjatë gjithë kohës unë dhe ndihmësi i komandantit, Shaban Kurtolli kemi pasur në mes tashmë heroin Tahir Sinani”, tha bashkëluftëtari Ruzhdi Kryeziu.

E në emër të familjes foli Flaka Ajeti, e cila falënderoi ata që kontribuan për vendin.

“Sakrifica juaj sublime ka bërë të mundur lirinë që e gëzojmë sot gjaku dhe mundi juaj janë themeli i shtetit tonë dhe frymëzim për brezat që do të vinë”, tha familjarja e familjes Ajeti, Flaka.

Krejt në fund, Organizata e Veteranëve të Luftës në Podujevë dhuroi mirënjohje për fëmijët e Nazmi Ajetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Nënshkruhet marrëveshje për investim 1 milion euro në Parkun Industrial të Mitrovicës

Nënshkruhet marrëveshje për investim 1 milion euro në Parkun Industrial të Mitrovicës

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare, arrestohet punëtori teknik i shkollës

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë

Serbia pret të gozhdohet nga Evropa: Përgjegjësit për Banjskën në burg

BE-ja thotë se Serbia duhet t’u shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane, pasi bleu raketa nga Kina

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Nënshkruhet marrëveshje për investim 1 milion euro në Parkun Industrial të Mitrovicës

Nënshkruhet marrëveshje për investim 1 milion euro në Parkun Industrial të Mitrovicës

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare, arrestohet punëtori teknik i shkollës

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë

13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin “Menaxhimi i Zemërimit”

13 të burgosur në Smrekonicë përfundojnë programin “Menaxhimi i Zemërimit”

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Dyshohen për skema piramidale e bixhoz të paligjshëm, kërkohet paraburgim për 5 persona në Malishevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën