Në qytetin më të madh të vendit, São Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg, shkruan BBC, transmeton teve1.info
Rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës në kryeqytetin Brasilia.
Ato erdhën një javë pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u betua pas zgjedhjeve të tetorit që ndanë Brazilin.
Të hënën në mbrëmje, lideri i ri 77-vjeçar – i njohur gjerësisht si Lula – vizitoi ndërtesat e dëmtuara të Kongresit, pallatit presidencial dhe Gjykatës së Lartë së bashku me guvernatorët e vendit, duke dënuar “aktet terroriste” dhe duke u zotuar të ndëshkojë autorët.
Bolsonaro, 67 vjeç, nuk e ka pranuar humbjen dhe fluturoi në SHBA përpara dorëzimit më 1 janar. Të hënën, ai u shtrua në spital në Florida me dhimbje barku.