TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Matoshi: Qeveria e ardhshme ka punë për t’i bindur ndërkombëtarët që Asociacioni i tyre është i dëmshëm

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Matoshi: Qeveria e ardhshme ka punë për t’i bindur ndërkombëtarët që Asociacioni i tyre është i dëmshëm

Fatmir Matoshi / Nisma

Fatmir Matoshi nga Nisma ka deklaruar se cilado qoftë parti që do të qeverisë pas shkurtit të vitit të ardhëm, do të ketë punë sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Matoshi tha se pikë së pari qeveria e ardhshme duhet t’i bindë partnerët evropianë që draft-statuti që ata e kanë sjellë është i dëmshëm për Kosovën.

“Qeveria e ardhshme do të ketë punë për me i bindë partnerët tanë evropianë që draft-statuti që ata e kanë sjellë është i dëmshëm për Kosovën në disa nga pikat e saj. Nuk jam njëri prej atyre që them se nuk bëj kurrë Asociacion, ashtu siç ka thënë LVV-ja me vite të tëra dhe pastaj është zotuar, kanë vendos nënshkrime dhe janë zotuar se do ta bëjnë Asociacionin”, deklaroi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas Matoshit, autoritetet kosovare duhet të zgjedhin një asociacion që nuk e cenon shtetësinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Nëse Asociacioni derivon nga Pakoja e Ahtisaarit ne duhemi me zgjedh draftin, i cili nuk e cenon shtetësinë e Kosovës, rendin kushtetues. Nëse ai asociacion e avancon të drejtën e komuniteteve pakicë, ne duhet të jemi zemërgjerë që komunitetet pakicë në Republikën e Kosovës që banohet me shumicë shqiptare, atëherë pakicat nuk duhet t’i shohim ne si pengesë”, deklaroi.

Çështja e Asociacionit u riktualizua në fund të tetorit, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se si shef i ekzekutivit të një republike demokratike nuk mund të formojë asociacione të komunave.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për formimin e Asociacionit më 2013 dhe një tjetër marrëveshje për parimet më 2015. Por, Qeveria e Kosovës refuzon të formojë, siç thotë, asociacion njëetnik, ndërsa Serbia insiston për zbatimin e marrëveshjes./teve1.info/

Tags: AsociacioniFatmir MatoshiNISMA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Kryeministri i parë i Italisë së bashkuar, Francesco Crispi, ishte arbëresh

Kulla: Kryeministri i parë i Italisë së bashkuar, Francesco Crispi, ishte arbëresh

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

Në cilën provincë të Italisë ishte e vendosur shkolla e parë shqipe ku studiuan rilindësit? – Tregon Ilir Kulla

Në cilën provincë të Italisë ishte e vendosur shkolla e parë shqipe ku studiuan rilindësit? – Tregon Ilir Kulla

Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5

New Mexico padit Meta-n për ekspozimin e fëmijëve ndaj shfrytëzimit seksual

Ylli vazhdon me përforcime

Ylli vazhdon me përforcime

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën