TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mashtruan qytetarët për viza pune në Kroaci e Gjermani, ngrihet aktakuzë ndaj dy prizrenasve

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Mashtruan qytetarët për viza pune në Kroaci e Gjermani, ngrihet aktakuzë ndaj dy prizrenasve

Sipas aktakuzës thuhet dy personat e lart përmendur në 2020-tën kanë hapur një agjenci punësimit kinse për viza pune për në Kroaci e Gjermani, ku për plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake kërkonin 300 deri në 500 euro. Por që këto dokumente asnjëherë nuk u plotësuan.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve H.B., Z.D., (si persona përgjegjës në kuadër të personit juridik) dhe personit juridik –“T.&Z.” Sh.P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, nga muaji nëntor 2020 deri më datë 19.04.2021, në rrugën “Zanat” në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “T.&Z.” Sh.P.K., me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke fshehur faktet, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mashtrojnë dhe vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit: L.K., P.F.,V.S., S.T., Gj.S., E.K., Sh.S., E.F., J.D., K.Sh., D.J., dhe F.K., që të njëjtit të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin “T.&Z.” SH.P.K., si agjenci punësimi kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300 (treqind) deri në 500 (pesëqind) euro, mirëpo asnjërit prej tyre nuk i rregullojnë dokumentacionin e premtuar, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në kuadër të veprimtarisë afariste në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 5,750 (pesëmijëeshtatëqindepesëdhjetë) Euro”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, i është propozuar Gjykatës që t’i urdhërojë kryesit e veprës penale për të paguar shumë të barasvlershme ndaj të dëmtuarve ose nga të njëjtit të konfiskojë çdo pasuri me vlerë të barasvlefshme./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Skandaloze për sigurinë nëse lajmi për dronin “Skifteri K1” rezulton i rremë

Spahiu: Skandaloze për sigurinë nëse lajmi për dronin “Skifteri K1” rezulton i rremë

Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

Elshani jep detaje për konfiskimin e armëve dhe 140 kilogramë eksploziv në veri

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

“Info Nata”- 27.01.2026

“Info Nata”- 27.01.2026

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën