Për rreth 2 orë policia ka kontrolluar ambientet e call center ndërsa ka ndaluar 2 persona, tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit të drejtuar nga SPAK janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale servera dhe dokumenta që provojnë mashtrimet që kryheshin nëpërmjet këtij call center, mashtrime të cilat kapin shifrat e miliona eurove.
Bëhet me dije se viktima të mashtrimeve janë shtetas të huaj kryesisht spanjollë dhe gjermanë.
Policia e Shtetit dhe SPAK nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar pasi operacioni është në vijim dhe po shtrihet në disa qytete të Shqipërisë./tch