TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

MASHTI e shkëput Kontratën Kolektive me SBASHK-un

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Bashkëpunuan në kalimin e drogës nga Rinasi në Turqi, arrestohen dy vëllezërit turq 

Në letrën që e ka siguruar Teve1.info, që MASHTI ia ka dërguar SBASHK-ut thuhet se Kontrata Kolektive është shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit.

“Kontrata Kolektive e datës 22 janar 2021 e nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të SBASHK dhe MASHTI (këtu e tutje referuar si: Kontrata Kolektive apo Kontrata), përmes këtij Njoftimi për shkëputje të Kontratës Kolektive (këtu e tutje referuar si: Njoftimi) shkëputet njëanshëm nga ana e MASHTI, bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”- thuhet në letrën e Ministrisë së Arsimit.

Po ashtu, në letër është bërë e ditur se këtë veprim MASHTI e ka ndërmarrë për t’i hapur rrugë negocimit të kontraktës kolektive të ligjshme, që sipas tyre avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka për qëllim vendosjen e ligjshmërisë. Mungesa e zbatimit të ligjit e me këtë, mbajtja në fuqi të kontratave që kundërshtojnë dispozitat ligjore, nuk prodhon rezultat të dobishëm për asnjërën palë. Përkundrazi, zbatimi i kontratës së paligjshme cenon përmbushjen e të drejtave legjitime të punëtorëve. Rrjedhimisht, MASHTI ka ndërmarrë këtë veprim, për t’i hapur rrugë negociimit të kontratës kolektive të ligjshme, që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit, e që ngërthen në vetë përkrahjen ndaj punëtorëve të bazuar në nevojat dhe kushtet e punës”- thuhet më tej.

Ndërkaq, në lidhje me këtë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për Teve1.info ka thënë se çështjen do ta dërgojnë në gjykatë.

“Përpjekja për shkëputje të njëanshme të Kontratës Kolektive të Arsimit, është edhe një përpjekje për të goditur e për të ndëshkuar punëtorët e arsimit. Kontrata Kolektive e Arsimit u nënshkrua më 21 janar 2021 nga MASHT dhe SBASHK pas 3 muaj takimesh të komisioneve të MASHT dhe të SBASHK. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim të njëanshëm të MASHT-it me rrugë ligjore”, tha Jasharaj.

“Pas tre muajsh takime të dialogut, komisioni i përbërë nga përfaqësues të MASHT dhe SBASHK duke respektuar Ligjin e Punës. Ata kanë përgatitur tekstin final të Kontratës, që është nënshkruar nga ministri dhe kryetari i SBAShK-ut. Kontrata mbetet në fuqi, ne rastin do ta dërgojmë në Gjykatë”- ka deklaruar Jasharaj.

Kontrata Kolektive ishte nënshkruar në janarin e vitit 2021 nga ministri i Arsimit i asaj kohe, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

​Taksa 10€ për hyrje në Prishtinë – “Shpatë me dy tehe”, mund të shkaktojë “luftë” tarifash

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

27-vjetori i Masakrës së Rezallës përkujtohet me homazhe, Lushtaku kritikon mungesën e institucioneve

27-vjetori i Masakrës së Rezallës përkujtohet me homazhe, Lushtaku kritikon mungesën e institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën