TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​MASHTI dhe MSH paditen të martën nga komunat, u dëmtuan mbi 35 milionë euro

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
​MASHTI dhe MSH paditen të martën nga komunat, u dëmtuan mbi 35 milionë euro

Ibrahimi në një intervistë për KosovaPress, ndër të tjera flet edhe për investimet kapitale dhe zhvillimin ekonomik, për çka thotë se mbi 100 milionë euro nuk janë investuar në nivelin lokal.

Komunave, sipas tij, iu ka dal problem mjaft i madh me zbatimin e kontratës kolektive. Kjo pasi qeveria ka detyruar që ajo të zbatohet me para të komunave.

“Më 23 gusht përfaqësuesit ligjor dhe juridik të komunave të Republikës së Kosovës, do të deponojnë padi ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Pra, komunat janë mobilizuar dhe të gjitha së bashku të martën do ta deponojmë padinë. Në bazë të analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës, vlerësohet se dëmi i cili i është shkaktuar komunave me zbatimin e kontratave kolektive duke iu marrë mjetet financiare komunave, është mbi 35 milionë euro dhe ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë përsëri që këto mjete t’iu barten komunave në mënyrë që projektet kapitale, të cilat janë të parapara të zbatohen me këto mjete financiare dhe të gjejnë zbatim. Pra, të gjitha këto mjete financiare shkojnë drejtpërdrejt në dobi të qytetarit. Ju janë marrë padrejtësisht komunave sepse kontratat janë nënshkruar nga niveli qendror, kurse barra financiare i ka rënë komunave”, thotë ai.

Ndërsa lidhur me investimet kapitale, Ibrahimi thotë se mjetet e parapara janë shpenzuar.

Sipas tij, shumë projekte të cilat kanë qenë të parapara të investohen në komunat e Kosovës janë ndaluar nga niveli qendror për shkak të mosfunksionalizimit të bordit të OSHP-së.

“Është parë që rreth 11% e të gjitha mjeteve financiare në Republikën e Kosovës të parapara apo të destinuara për investime kapitale janë shpenzuar. Kjo është për keqardhje sepse është hera parë që është duke ndodhur një gjë e tillë, se një përqindje jashtëzakonisht e vogël e investuar në Republikën e Kosovës, dhe me këtë edhe zhvillimi ekonomik lokal nuk është duke ndodhur për shkak se nuk ka investime por gjithashtu mund të themi se shumë projekte të cilat kanë qenë të parapara të investohen në komunat e Kosovës, janë ndaluar nga niveli qendror për shkak të mosfunksionalizimit të bordit të OSHP-së, ku janë mbi 80 apo 100 milionë euro të cilat në nivelin lokal nuk janë investuar, po ashtu edhe rritja e çmimeve. Kjo përqindje e ulët në investime kapitale ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në operatorët ekonomik privat”, vijoi Ibrahimi.

Ai foli edhe për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Besoj që Qeveria e Kosovës mund ta krijojë një ekip i cili është paraparë me marrëveshje 2013 por edhe me marrëveshjen kornizë 2015, që të fillojë hartimin e statutit të këtij mekanizimi i cili më pastaj do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për verifikim se a është në plotni me frymën kushtetuese apo jo”, shton Ibrahimi.

Më tej, Ibrahimi ka thënë se drejtorët komunalë të cilët janë të organizuar në kolegjiumin e arsimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, kanë ngritur shqetësim për furnizimin me librat shkollor.

“Me dijeninë tonë vetëm në një komunë janë dërguar librat shkollor dhe po presim që furnizim me librat shkollor të ndodhë edhe në komunat tjera sepse është koha jashtëzakonisht e shkurt. Shpresojmë që MASHT-i ta marrë këtë shumë më seriozisht dhe jo të veprojë si vitin e kaluar”, thotë Ibrahimi, duke shtuar se të gjitha shënimet të cilat janë të kërkuara nga niveli qendror drejtuar nivelit lokal janë përmbushur dhe pritet që niveli qendror t’i dërgojë librat shkollor në komunat e Kosovës./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

PDK: Pezullimi i dialogut nga SHBA dëmi më i madh politik në 25 vjet liri

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Kërkohet paraburgim ndaj një personi në Ferizaj, iu gjetën lëndë narkotike e armë

Gucati: LVV-ja ka shpërndarë fletushka në mërgatë për të mos marrë pjesë në protestën e 14 shtatorit

Gucati: LVV-ja ka shpërndarë fletushka në mërgatë për të mos marrë pjesë në protestën e 14 shtatorit

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Futbollistja Jehona Shala në elitën rumune

Futbollistja Jehona Shala në elitën rumune

Prezantohet Rabiot: Për Milanin dhe Allegrin, i thashë jo Ligës së Kampionëve

Prezantohet Rabiot: Për Milanin dhe Allegrin, i thashë jo Ligës së Kampionëve

Zyrtare: Andre Onana largohet nga Man Utd, huazohet te skuadra turke

Zyrtare: Andre Onana largohet nga Man Utd, huazohet te skuadra turke

Donnarumma kryen stërvitjen e parë me Man Cityn, pritet titullar ndaj Man Utd

Donnarumma kryen stërvitjen e parë me Man Cityn, pritet titullar ndaj Man Utd

Maignan dhe AC Milan pritet t’i ndajnë rrugët

Maignan dhe AC Milan pritet t’i ndajnë rrugët

Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

PDK: Pezullimi i dialogut nga SHBA dëmi më i madh politik në 25 vjet liri

Sloti flet për paraqitjen e Isakut ndaj Kosovës

Sloti flet për paraqitjen e Isakut ndaj Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën