TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Masat kufizuese të MSh-së dëmtojnë bizneset, kërkohet subvencionimi i kompanive

by tëvë1
1 vit ago
0
A A

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës nga 14 deri më 17 gusht, si rrjedhojë e rritjes së konsiderueshme të temperaturave në vendin tonë. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë dhe Financave deri më tani nuk kanë paraparë ende t’i subvencionojë bizneset dhe punëtorët e prekur nga ky vendim i kësaj ministrie të marrë dy ditë më parë.

Komuniteti i biznesit vlerëson se dëmet janë të konsiderueshme për kompanitë dhe punëtorët, prandaj për këtë kërkojnë mbështetjen e Qeverisë. Përveç kësaj bizneset nuk arrijnë t’i realizojnë projektet e planifikuara. Edhe në sektorin e bujqësisë fermerët pësojnë dëme pasi që nuk arrijnë t’i vjelin kulturat e tyre bujqësore gjatë këtij kufizimi të orarit.

Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë treguar për KosovaPress nëse do të kenë ndonjë masë për mbështetjen ose subvencionimin e bizneseve dhe fermerëve të afektuar nga vendimi për kufizimin e orarit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë për KosovaPress se institucionet qendrore kur marrin një masë për një kufizim duhet menduar edhe për kompensimin bizneseve që mos me shkaktuar dëme as bizneseve, por as punëmarrësve.

Kryetari Rafuna ka thënë po ashtu se edhe në vendimin tjetër për masa kufizuese në muajin korrik nuk ka pasur subvencionime.

“Kërkesa jonë edhe herën e parë kur është vendos masë nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë ok (në rregull), por atëherë subvencionojë atë pjesën që i kushton biznesit më shumë ose për të cilën biznesi është i obliguar me paguar punëtorin pas orarit të punës. Edhe nëse nuk kanë mundësi me punuar gjatë ditës, dhe pas kufizimit të orarit të punës nis punëtori orarin e natës dhe me Ligjin e punës ai është i obliguar punëdhënësi me paguar ekstra”, thekson Rafuna.

Ai thekson se në momentin që jenë marr masat kufizuese, ka qenë dashur me i paraparë edhe masat lehtësuese për bizneset.

“Këtu është dashur me i paraparë edhe ato lehtësuese ose subvencionimin e bizneseve, për atë pjesën që t’i po e kufizon, është dashur me u subvencionuar nga ana e nivelit qendror…Edhe hiq pa vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, biznesi për çështje humane i ka paraparë dhe brenda mundësisë së vet ia ka mundësuar stafit që edhe me i lëviz punëtorët që mos me u ekspozuar në diell, por edhe me i liruar ato raste që janë kronike dhe rastet e shtatzënisë”, theksoi a.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës nga 14 deri më 17 gusht.

Ky vendim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë është marrë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Sipas MSH-së, gjatë kësaj periudhe të nxehtësisë ekstreme, rekomandohet që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00.

Po ashtu të aplikohet orari fleksibël i punës, që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi.

Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë 11:00 — 16:00, ose të punojnë nga shtëpia, e kufizime të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

“InfoNata” 29.01.2026

“InfoNata” 29.01.2026

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Rafuna thotë se efektet e bllokadës së transportuesve rajonalë do të ndikojnë edhe në Kosovë

Pezullohet protesta, hapen plotësisht pikat me Maqedoninë e Veriut

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën