Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, pasi u transferua në Serie A. Çuni ka firmosur kontratë trevjeçare me skuadrën e Frosinones që do të bëjë gara në Serinë A.
Çuni është një produkt i akademisë së Bayern Munich, teksa bëhet me dije se bavarezët do të përfitojnë 50% të shumës, në rast se talenti shqiptar shitet në të ardhmen.
21-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës gjermane të Sarbrucken, në Ligën e Tretë, ku shënoi 13 gola si dhe regjistroi 4 asiste në 35 paraqitje.
Marvin Çuni ka veshur fanellën e Kombëtares U-19 të Shqipërisë në 6 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola.
🤝🏻 Marvin Cuni è giallazzurro!
⚽️ L’attaccante classe 2001 arriva a titolo definitivo dal @FCBayern
➡️ https://t.co/rNtz8OIrvn pic.twitter.com/CULntXpnSM
— Frosinone Calcio (@Frosinone1928) July 6, 2023