Sulmuesi i krahut, Timothy Weah do të largohet nga Juventusi për të vazhduar karrierën në Ligue 1 të Francës.
Weah do të transferohet te Olympique Marseille, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin për blerjen e tij.
Marseille do ta huazojë Weah për një vit me detyrim të blerjes së tij verën tjetër për 17 milionë euro me bonuse, ndërsa 1 milionë euro do të paguajë për huazimin e tij për sezonin 2025/26.
25-vjeçari në vitin 2023 iu bashkua Juventusit nga Lille dhe me skuadrën nga Serie A ka kontratë deri në verën e vitit 2028.