TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Marrëveshja pa nënshkrim

nga Shpat Blakcori
2 Janar, 2024
0
A A
Marrëveshja pa nënshkrim

Gazetarë dhe analistë ndërkombëtarë shprehën pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e arritur mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Gazetari i njohur nga Beogradi, Rade Radovanoviq, vlerësoi se plani franko-gjerman është një marrëveshje shumë e rëndësishme për Serbinë si dhe për Kosovën.

“Plani në thelb është shumë i mirë dhe që të merren vesh, dhe të pajtohen me ato pika që po propozohen. Pres qe normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet se paku deri në fundin e kësaj dekade. Është e domosdoshme që të dyja shtetet të krijojnë raporte të mira fqinjësore, për këtë kanë nevojë më së shumti qytetarët”, tha Rade Radovanoviq.

Edhe Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë këtë momentum.

“Nëse arrihet marrëveshja për planin franko-gjerman atëherë kjo do nënkuptonte një etape të për Serbinë dhe të gjithë rajonin. Agresioni i Rusisë në Ukrainë e ka alarmuar Perëndimin, prandaj tani po shohim një fokus të më madh në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një moment të caktuar procesi kishte ngecur, tani BE po insiston që marrëveshja të arrihet brenda disa javësh. Palët në dialog duhet ta shfrytëzojnë këtë moment unik, sepse mund të mos përsëritet më”, deklaroi Sonja Biserko.

Në anën tjetër, profesori nga Johns Hopkins University, Edward Joseph, vlerësoi se marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të regjistrohet në Kombet e Bashkuara për të pasur një status më të fortë juridik.

Ky këto komente i bëri nga Prishtina.

“Është një proces me të vërtet i vështirë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë krejtësisht negativ sa i përket marrëveshjes së fundit të arritur në Ohër, duke thënë se ka disa pika të marrëveshjes që nuk do t’i respektojë edhe pse në dokument shkruan qartë se të gjitha marrëveshjet duhet të respektohen pa përjashtim. Unë sugjeroj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta inkurajojnë Bashkimin Evropian ta regjistroj këtë marrëveshje në Kombet e Bashkuara, kjo do të nënkuptonte një status më të fortë juridik”, tha profesori Edward Joseph.

Kurse korrespodenti britanik i prestigjiozes The Economist, Tim Judah, problemin e sheh diku tjetër.

“Ishte një fazë kur dialogu po shkonte mirë, por tani duket se ka ngecur. Duket qartë se raportet mes Kurtit dhe Vuçiqit janë shumë të ftohta sepse kjo ka të bëjë me të kaluarën e tyre.

Historia tregon se kur Vuçiq ishte ministër i informimit, Kurti ishte i burgosur politik, dhe kjo natyrisht që ndikon në dialog. Ndërsa me Thaçin dialogu kishte progres, sepse ai me Vuçiq pavarësisht dallimeve nga e kaluara e tyre e gjenin gjuhën e përbashkët në negociata”, deklaroi Tim Judah.

Ndërkaq analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, vlerësoi se kjo marrëveshje do ta përcaktojë të ardhmen politike të Aleksandar Vuçiqit.

“Aleksandar Vuçiq tani është në një pozitë të vështirë, për shkak se në partinë e tij ka anëtare qe janë kundër propozimit franko-gjerman. Dyshime për këtë marrëveshje kanë edhe partneret e koalicionit të Partisë Progresive Serbe. Ndërsa në Parlamentin e Serbisë, partitë e ekstremit të djathë janë kundër çdo marrëveshjeje me Kosovën. Prandaj ka ardhur momenti që ai të përcaktohet për të ardhmen e Serbisë. Ky plan do të tregojë përfundimisht se në çfarë drejtimi po shkon Serbia”, tha Dushan Janjiq.

E nga Brukseli, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, u shpreh i bindur se të dyja palët do të bëjnë progres nëse kanë vullnet që ta zbatojnë marrëveshjen.

“Unë mendoj se është një marrëveshje shumë e mirë për të dyja palët për të ecur para. Shtetet do të respektojnë në mënyrë reciproke dokumentet, simbolet kombëtare, dhe integritetin territorial. Një tjetër element shumë i rëndësishëm i kësaj marrëveshje është e drejta për vetëvendosje, kjo pikë veçanërisht është shumë e rëndësishme për Kosovën. Unë mendoj se kjo marrëveshje në fund të qon të njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Jamie Shea.

Derisa ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, nga Presheva kërkoi që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet.

“Për mua ndër elementet kryesore është që Prishtina duhet të adresojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe sigurisht edhe çështjet e tjera që është pajtuar të bëjë e që mund të përmirësojnë raportet me Bashkimin Evropian. E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë, duhet t’i respektoj marrëveshjet e arritura me Kosovën”, deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Eurodeputeti Lukas Mandl, tha se vetëm njohja reciproke është një zgjidhje e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu ka kuptim vetëm atëherë kur krijohen marrëdhënie të mira mes të dyja shteteve, dhe kjo duhet të bëhet përmes njohjes reciproke. Vetëm kështu do të kishte kuptim ky proces i dialogut”, tha eurodeputeti, Lukas Mandl.

Kosova dhe Serbia vazhdojnë akoma ta akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër. Ndër pikat më të diskutueshme janë njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Mot kryesisht me diell sot, temperaturar shkojnë deri në 22C e 24C.

Mot kryesisht me diell sot, temperaturar shkojnë deri në 22C e 24C.

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Mot kryesisht me diell sot, temperaturar shkojnë deri në 22C e 24C.

Mot kryesisht me diell sot, temperaturar shkojnë deri në 22C e 24C.

Osmani takon sot liderët e partive politike në përpjekje për dalje nga ngërçi

Osmani takon sot liderët e partive politike në përpjekje për dalje nga ngërçi

Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër në ora 10:00

Sot, përpjekja e 16-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X