TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marrëveshja e re e kyçjes dy vjeçare KOSTT-ENTSO/E, Zeqiri: Hap i rëndësishëm për KOSTT dhe Kosovën

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Marrëveshja e re e kyçjes dy vjeçare KOSTT-ENTSO/E, Zeqiri: Hap i rëndësishëm për KOSTT dhe Kosovën

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje të re dyvjeçare me Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike, ENTSO-E.

Lidhur me këtë marrëveshje, në emisionin “ DITARI” në Tëvë1, ka folur kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, i cili e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm për KOSTT, pasi sipas tij tregon se i kanë përmbushur të gjitha kriteret teknike të parapara për të operuar në mënyrë të sigurtë.

Zeqiri, po ashtu ka treguar se Kosova nuk ka  përgjegjësi të reja nga kjo marrëveshje, mirëpo ka thënë se kushtet janë më specifike dhe të avancuara në kuptimin e tolerimeve që lejohen.

“Vazhdimi i kësaj marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm për KOSTT, sepse i mundëson vazhdimin e operimit të sigurtë të territorit të saj në bllok me Shqipërinë dhe është një nga ngjarjet kryesore të KOSTT, për shkak se kjo marrëveshje tregon se KOSTT-i ka përmbushur të gjitha kriteret. Kosova i ka të njëjtat përgjegjësi, mirëpo kriteret apo kushtet janë më specifike dhe të avancuara në kuptimin e tolerimeve që lejohen. Këto kritere janë specifikuar në mënyrë më të detajuar në këtë marrëveshje, gjë që ka krijuar nevojën për KOSTT-in që të krijojë mekanizma të brendshme për të reaguar më shpejtë dhe për të siguruar që këto kritere asnjëherë nuk shkelen dhe nuk cenohet marrëveshja e kyçjes dhe operimi i sigurtë”, ka thënë Zeqiri.

I pyetur se a përfshihet rritja e çmimit të energjisë elektrike në marrëveshje, Zeqiri ka mohuar të ketë një kërkesë të tillë.

“Jo kërkesa për rritje të energjisë nuk është diçka që na tangon neve, pra nuk nuk kemi të bëjmë me këtë. Kërkesat tona drejtuar ZRRES-së janë kryesisht kërkesat që i adresojmë për njohjen e  të hyrave për investime, pra tarifat e tona lejohen prej rregullatorit, mirëpo ne nuk jemi konsumues i energjisë në vetvete por ne mundësojmë transmetimin e energjisë në gjithë territorin e Kosovës”, ka shtuar ai.

Më tej, ai ka folur edhe për situatën me energjii elektrike në veri të vendit, për ku ka thënë se nuk kanë përgjegjësi për furnizim por që kanë përgjegjësi bashkëpunimi me të gjithë të licencuarit.

“Tashmë ne nuk kemi përgjegjësi për pjesën veriore, mirëpo ne kemi përgjegjësi dhe bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë të licencuarit, përfshirë edhe elektorserverin i cili për të furnizuar konsumatorët e tij me energji përdor rrjetin tonë të transmetimit dhe i paguan tarifat të cilat janë të përcaktuara  nga rregullatori”, ka thënë Zeqiri./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoferët ngasin në gjendje të dehur, dënohen katër prej tyre nga Policia e Ferizajt

Shoferët ngasin në gjendje të dehur, dënohen katër prej tyre nga Policia e Ferizajt

100 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj

100 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Kurti njofton për vazhdimin e Programit të Kuponëve për çerdhe, aplikimet deri më 10 dhjetor

Vetura rrokulliset në Rekë të Allagës në Rugovë, nuk raportohet për të lënduar

Protesta e 29 nëntorit, përplasje mes policisë dhe protestuesve, deputeti demokrat përfundon në spital

Protesta e 29 nëntorit, përplasje mes policisë dhe protestuesve, deputeti demokrat përfundon në spital

Hoxha i rikthehet golit pas tre muajsh, realizon për Dinamo Zagrebin ndaj Goricës

Hoxha i rikthehet golit pas tre muajsh, realizon për Dinamo Zagrebin ndaj Goricës

100 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj

100 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Kurti njofton për vazhdimin e Programit të Kuponëve për çerdhe, aplikimet deri më 10 dhjetor

SC Gjilani merr masa pas borës, gjithçka gati për derbin ndaj FC Dritës

SC Gjilani merr masa pas borës, gjithçka gati për derbin ndaj FC Dritës

Liverpooli dhe Evertoni ndajnë pikët në derbin e “Merseyside”

Liverpooli dhe Evertoni ndajnë pikët në derbin e “Merseyside”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën