TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marrëveshja e Rambujesë, Williams: Rugova nuk negocionte, por ishte kyç për pavarësinë

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
Marrëveshja e Rambujesë, Williams: Rugova nuk negocionte, por ishte kyç për pavarësinë

Juristi amerikan Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave të Rambujesë, ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. Gjatë dëshmisë, ai ka folur për përbërjen e delegacionit kosovar në Rambuje e Paris dhe për mënyrën se si Thaçi u zgjodh si kryenegociator i UÇK-së.

Në fillim të seancës, gjyqtari e pyeti Williams për numrin dhe emrat e anëtarëve të delegacionit kosovar në Rambuje dhe Paris.

“Ishin 16 veta, megjithëse e kam të vështirë t’i kujtoj të gjithë,” tha Williams. “Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Veton Surroi, Hashim Thaçi, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Jakup Krasniqi, Blerim Shala, Dukagjin Gorani… Ka pasur edhe vende për këshilltarët shqiptarë të Kosovës. Ishte edhe Bajram Kosumi po ashtu anëtar,” shtoi ai.

Juristit nuk i kujtohej nëse Kadri Veseli kishte qenë pjesë e delegacionit.

Gjatë dëshmisë së tij, Williams u pyet se si Hashim Thaçi u bë figura kryesore negociuese për UÇK-në. Ai tregoi se vendimi ishte marrë më 7 shkurt 1999, përmes një procesi që kishte përfshirë përfaqësuesit kryesorë të spektrit politik shqiptar.

“Me aq sa di unë, tre prej tyre ishin përzgjedhur me konsensus dhe kjo vjen nga një procesverbal nga takimi i 7 shkurtit që më tregoi Edita Tahiri. Gjithashtu më është dhënë dokumenti që më lejonte të futesha në Kështjellë. Rugova ishte LDK, Qosja LDD dhe Thaçi UÇK. Vendimi u mor dy me një: Qosja për Thaçin, Thaçi për veten dhe kjo ishte mënyra se si u zgjodh Thaçi. Dy pro tij dhe një kundër,” deklaroi Williams.

Sipas Williams, zgjedhja e Thaçit nuk ishte e rastësishme, por pjesë e një strategjie të menduar mirë për të ndërtuar një imazh të UÇK-së si një aktor politik legjitim dhe të besueshëm në sytë e ndërkombëtarëve.

“Ideja ishte që ekzistonte dëshira për procesin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo çështje ishte me shtresa. Rugova ishte pacifist, ishte pro pavarësisë. Bukoshi më shumë punonte me amerikanët dhe evropianët. Kishim edhe veprimin e akterëve jo-shtetërorë, kishim një dimension tjetër të vetëvendosjes, strategjisë për pavarësinë,” tha ai.

“Donin një UÇK që të tregonte përmes veprimeve, fjalëve dhe angazhimeve të veta, që ky person i UÇK-së të ishte negociator dhe diplomat që mund të ishte i besueshëm. Duhej të kishte karaktere të ndryshme, në mënyrë që negociatori të ishte figura kryesore, të sillet në mënyrë të caktuar dhe si dikush që nuk lëshon pe. Kur ndërton një ekip duhet të marrësh parasysh karakteristikat e personave,” shtoi Williams.

Në pjesën tjetër të dëshmisë, Williams foli për marrëdhënien e tij me Ibrahim Rugovën, për të cilin tha se ishte personi i parë që e kishte këshilluar si jurist.

“Rugova ishte personi i parë që ia kam ofruar shërbimet e mia, pra që e kam këshilluar. E respektonte shumë çdo bisedë që një ndërkombëtar bënte me të dhe gjithmonë ai përfundonte me dy fjalë: ‘pavarësia dhe mospërdorimi i forcës’,” tha ai.

“Rugova kishte luajtur rol të rëndësishëm në Rambuje. Aspiratat e tij për pavarësi ishin të qarta, por nuk ishte negociator, nuk negocionte. Njëri dimension është ky. UÇK-ja shikohej si një dimension shumë i rëndësishëm i përbërjes politike të Kosovës,” përfundoi Williams.

Dëshmia e Paul Williams pritet të jetë një nga elementët kyç në mbrojtjen e Hashim Thaçit dhe bashkë të akuzuarve, duke theksuar rolin politik dhe legjitim të UÇK-së në procesin e negociatave dhe në përfaqësimin e interesave të popullit të Kosovës gjatë rrugës drejt pavarësisë.

Tags: GJYKIMI SPECIALish kreret e uckPaul WilliamsTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Hyseni premton që në vitin e parë përmirësim të “jashtëzakonshëm” të furnizimit me ujë të pijshëm

“InfoNata” 08.10.2025

“InfoNata” 08.10.2025

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën