TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, mbi 150 shqiptarë nisin kërkesat

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Marrëveshja e pensioneve me Italinë, mbi 150 shqiptarë nisin kërkesat

Mbi 150 shtetas të Shqipërisë kanë nisur tashmë procedurat për përfitimin e pensioneve në kuadër të marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila hyri në fuqi më 1 korrik.

Ky lajm u bë i ditur pas takimit të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, me drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, Valeria Vittimberga.

Marrëveshja u jep mundësi qytetarëve shqiptarë të bashkojnë periudhat e punës dhe kontributeve në të dyja shtetet, duke siguruar kështu të drejtën për pension, edhe nëse nuk plotësojnë minimumin prej 15 vitesh sigurim në Shqipëri.

“Kërkesat e para janë kryesisht për bashkimin e periudhave të sigurimit për qëllime pensioni në Itali, si dhe nga individë që nuk plotësojnë minimumin prej 15 vitesh sigurim në Shqipëri,” deklaroi ministri Gonxhja.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri ka ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të menaxhuar kërkesat. Shkëmbimi i formularëve mes institucioneve të dy vendeve do të bëhet në mënyrë elektronike, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e pritjes dhe duke lehtësuar shërbimin për qytetarët.

Për të ofruar transparencë dhe udhëzim të saktë, janë publikuar tashmë të gjitha manualet dhe udhëzimet me hapat që duhen ndjekur për çdo kategori aplikanti, transmeton RTSH.

Marrëveshja me Italinë shihet si një model i rëndësishëm bashkëpunimi, që pritet të zgjerohet edhe me vende të tjera ku jetojnë dhe kontribuojnë shqiptarët.

Tags: ItaliPensionetShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Berisha: Protesta e djeshme më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën