Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka kaluar kontrollin kufitar. Asaj i është kërkuar t’i merret telefoni, por kjo është kundërshtuar nga stafi i saj.
Sipas presidencës së Kosovës një pjesëtar i sigurmit ka tentuar ta shtyjë presidenten.
Për këtë ka reaguar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Siç thuhet në njoftim, më pas ka shkuar një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, ku siupas MPB të Maqedonisë kanë kërcënuar punëtoret e TAV-së.
“Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit në koordinim me PTHP për QKK-në, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB të Maqedonisë.
Osmani përballet me një incident në aeroportin e Shkupit, Presidenca sqaron rastin