TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maqedonia e Veriut po heton rreth 19-vjeçarit të dyshuar për një komplot për të sulmuar koncertet e Taylor Swift

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Maqedonia e Veriut po heton rreth 19-vjeçarit të dyshuar për një komplot për të sulmuar koncertet e Taylor Swift

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se autoritetet austriake kane kërkuar nga kjo ministri “kontrollin e një personi me origjine nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet për përfshirje në planifikim të një një sulmi terrorist në Vjenë”.

Autoritetet austriake arrestuan të mërkurën një shtetas të Austrisë 19-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar për të sulmuar koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, që planifikoheshin të mbaheshin në Vjenë

Shkupi sipas përgjigjes dhënë Zërit të Amerikës “po po vepron në bazë të kërkesës së parashtruar” nga autoritetet austriake, por nuk dha më shumë hollësi se nga cila pjesë e vendit e kanë origjinën prindërit e të dyshuarit.

Ndërkohë autoritetet austriake thanë se gjetën materiale të grupit të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës në shtëpinë e të dyshuarit të dytë për përfshirje në komplot.

Nuk ka të dyshuar të tjerë në kërkim pasi dy të dyshuarit u arrestuan, tha të enjten në Vjenë, ministri i Brendshëm Gerhard Karner.

“Situata ishte serioze, situata është serioze. Por mund të themi se u parandalua një tragjedi”, tha ai.

Autoritetet e sigurisë thanë se i dyshuari i dytë, një shtetas austriak 17-vjeçar me origjinë turke dhe kroate, u arrestua nga forcat e posaçme të policisë pranë stadiumit ku planifikohej mbajtja e koncerteve këtë javë. Të mërkurën është një 19-vjeçar austriak. Emrat e të dyshuarve nuk u publikuan në përputhje me rregullat austriake të privatësisë.

Zyrtarët austriakë të sigurisë pretenduan se dy të rinjtë donin të kryenin një sulm jashtë stadiumit, duke vrarë sa më shumë njerëz që të ishte e mundur duke përdorur thika ose mjete shpërthyese artizanale.

Ata u thanë gazetarëve në një konferencë për shtypin shtypi në Vjenë se i dyshuari kryesor, një 19-vjeçar austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, rrëfeu plotësisht planet e tij të sulmit. Ata thanë se ai ishte “qartësisht i radikalizuar në frymën e Shtetit Islamik dhe mendon se është e drejtë të vriten të pafetë”.

I dyshuari i dytë ishte punësuar pak ditë më parë në një kompani që ofron shërbime në mjediset e koncerteve. Hetuesit thanë se gjetën materiale të gjera në lidhje me grupin e Shtetit Islamik dhe al-Kaida në shtëpinë e tij.

Anulimi koncerteve pikëlloi adhuruesit e këngëtares Taylor Swift në të gjithë botën, shumë prej të cilëve kishin shpenzuar mijëra euro për udhëtime dhe akomodime në kryeqytetin e shtrenjtë të Austrisë për të ndjekur koncertet.

Sipas Franz Ruf, drejtori i sigurisë publike në ministrinë e Brendshme të Austrisë, në shtëpinë e të dyshuarit 19-vjeçar u gjetën lëndë kimike dhe pajisje teknike.

Në një intervistë të enjten me programin Oe1 të transmetuesit publik ORF, Ruf tha se hetuesit po vlerësojnë provat e sekuestruara nga shtëpia e të dyshuarit. Vetëm pak javë më parë, 19-vjeçari kishte postuar në një llogari në internet një betim për besnikëri ndaj udhëheqësit aktual të grupit Shteti Islamik, shtoi ai.

Zëvendës kancelari i Austrisë Werner Kogler, shkroi në platformën e sociale X se “për shumë njerëz, një ëndërr është shkatërruar sot. Në tre mbrëmje në Vjenë, dhjetëra mijëra adhurues të këngëtares Swift duhet të kishin festuar së bashku”.

“Më vjen shumë keq që ua mohuan këtë. Adhuruesit e Swiftit qëndrojnë së bashku, urrejtja dhe terrori nuk mund ta shkatërrojnë atë”, shkroi Kogler të mërkurën vonë.

Tags: 19-vjeçariMaqedonia e VeriutTaylor Swift
ShareTweet

Postime të ngjashme

Reagim i ashpër nga vendet myslimane ndaj përpjekjes izraelite për aneksim të Bregut Perëndimor

OKB: Izraeli po ndërmerr “hapa të shpejtë” për të ndryshuar demografinë e Bregut Perëndimor

Qeveria e Gazës thotë se 288 persona kaluan kufirin e Rafahut që nga rihapja e pjesshme

Qeveria e Gazës thotë se 288 persona kaluan kufirin e Rafahut që nga rihapja e pjesshme

20 persona humbin jetën nga stuhia tropikale në Madagaskar

20 persona humbin jetën nga stuhia tropikale në Madagaskar

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

Dy fëmijë të vrarë nga sulmi me dron në një xhami në Kordofan të Sudanit

Osmani uron Haxhiun: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Osmani uron Haxhiun: Uroj që ky mandat të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Sonte edhe seanca për formimin e Qeverisë

Haxhiu: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, presim kthimin sa më të shpejtë të ish-krerëve

Haxhiu: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, presim kthimin sa më të shpejtë të ish-krerëve

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Reagim i ashpër nga vendet myslimane ndaj përpjekjes izraelite për aneksim të Bregut Perëndimor

OKB: Izraeli po ndërmerr “hapa të shpejtë” për të ndryshuar demografinë e Bregut Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën