TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Maqedonia e Veriut nga 1 shtatori masa të reja për kursimin e energjisë elektrike

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
​Maqedonia e Veriut nga 1 shtatori masa të reja për kursimin e energjisë elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se masat do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Masat ndahen në disa kategori, varësisht nëse janë për familje, kompani apo objekte, institucione dhe ndërmarrje shtetërore. Objektivi është ulja e konsumit me 15 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Nëse ky synim nuk arrihet, sipas kodit të etikës dhe të gjitha dekreteve, do të pasojnë sanksione të caktuara për të gjithë drejtuesit e institucioneve” – u shpreh Bekteshi.

Njoftimi i plotë:

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot miratoi propozim-masa, rekomandime dhe obligime për institucionet, komunat, qytetarët, sektorin e biznesit për “Kursimin e energjisë elektrike për dimër të sigurt”

Qëllimi është të kursehet 15% e konsumit të energjisë elektrike në institucionet publike (ministritë, agjencitë, organet e administratës shtetërore dhe ndërmarrjet shtetërore).

Në datën 15 të çdo muaji, duke filluar nga shtatori, do të shpallen publikisht faturat e energjisë elektrike të institucioneve shtetërore.

Opinioni do të jetë i informuar se cili institucion sa energji elektrike ka konsumuar.

Parashikohen sanksione për drejtuesit e institucioneve nëse nuk veprojnë sipas obligimeve.

Masat e kursimit në institucionet publike përfshijnë: Të fikin ndriçimin dekorativ në fasadat e të gjitha objekteve publike dhe monumenteve kulturore, të mos përdoret ndriçim në hapësirat e brendshme gjatë periudhës kur ka dritë të mjaftueshme të ditës, ftohje me kondicionerë jo më të ulët se 27 gradë dhe ngrohje jo më të lartë se 20 gradë, të fiken të gjithë kompjuterat pas përfundimit të punës, ndryshimi i rregullt i filtrave të pajisjeve të ngrohjes dhe kondicionerëve, të shtypen vetëm ato dokumente të domosdoshme, zëvendësimi i dritareve të vjetra në hapësirat e punës me dritare të reja PVC, këto janë vetëm një pjesë e obligimeve për institucionet shtetërore./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

5 viktima në aksidente këtë javë, Dedaj: Koeficienti i rrezikshmërisë te ne barazohet me Azinë

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës policia nis hetimet

I qëlluari me armë zjarri në Klinë u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Arrestohet në vendngjarje i dyshuari për vrasjen e vëllaut në Klinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën