TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci thotë se trupat amerikane nuk largohen nga Kosova

Kohëve të fundit në Kosovë është diskutuar në opinion një mundësi e largimit të trupave amerikane të KFOR-it nga Kosova. Në një intervistë për Tëvë1 ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se kjo nuk do të ndodhë asnjëherë pasi që Kosova është në koordinim të ngushtë me SHBA-të. Sipas tij, qarkullimi i këtyre informacioneve është nga aktorë të jashtëm dhe të brendshme që synim kanë destabilitetin e rajonit përfshirë Kosovën.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
3 0
A A

Një pretendim se trupat amerikane të KFOR-it do të largohen nga Kosova qarkulloi goxha në opinion javët e fundit.

Krejt ky narracion erdhi pas ardhjes së administratës së re në Shtëpinë e Bardhë, me në krye presidentin, Donald Trump.

Por diçka e tillë nuk pritet të ndodh sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili për Tëvë1 thotë se me SHBA-të janë në koordinim të ngushtë për çdo vendim.

“Kjo nuk do të bëhet në asnjë mënyrë vetëm brenda një jave, një dite një afati të shkurtër kjo do të bëhet në koordinim, ne gjithë arritjet i kemi bërë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur në krye të SHBA-së kanë qenë edhe Partia Republikane por edhe Partia Demokratike është një qasje më afatgjate se sa që trumbetohet por të gjithë jemi dëshmitar të luftës speciale dhe dezinformatave që aktorët e jashtëm po bëjën jo vetëm në Ballkanin Perëndimor jo vetëm në Republikën e Kosovës por gjithandej për të krijuar ambient që të shtyjnë përpara interesat e tyre”, ka thënë Maqedonci për Tëvë1.

Maqedonci deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk marrin vendime ad-hoc ashtu siç po paraqitet në opinionin publik.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk marrin vendime ad-hoc nuk marrin vendime çastit sot për nesër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka struktura, ka organizime ka Agjencinë ka shtabe të përgjithshme të forcave të tyre të cilat paraprakisht bëjnë analiza dhe dërgojnë rekomandime te Presidenti dhe te departamenti i Mbrojtjes për çdo lëvizje vendosje apo tërheqje të forcave, kjo nuk bëhet në asnjë mënyrë në formatin se si është prezantuar”, thotë ai.

E krejt kjo sipas tij, po bëhet me ndikim nga akterë të jashtëm që qëllim kanë, destabilitetin në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Normalisht që akterët e jashtëm aktorët që synojnë destabilizimin e Ballkanit akterët që synojnë edhe destabilizimin e Evropës por edhe që synojnë që të kenë qasje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës i fryjnë këto informata po mendoj i shpërndajnë më shumë, nxisin edhe i bëjnë që të duken më reale se sa në të vërtetë janë të tilla”, shprehet ministri i Mbrotjes.

Javë më parë, Aleanca Veriatlantike e NATO-së, mohoi se trupat amerikane do të largohen nga Kosova.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit kombëtar

Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula

“Fatonin e ke këtu”, “qenke i guximshëm që ke ardhë, Koci flet për ditën e parë në Beograd

Koci i drejtohet Kushtetueses: Aktgjykimi për zgjedhjen e presidentit nuk u zbatua, votimi vazhdoi pas mesnate

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Gjenden mjete të pashpërthyera në Gjakovë

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten, shmangu zgjedhjet e parakoheshme

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu uron Shiroka-Pulën: Shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti:Kosova ka institucione stabile, do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën