TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci thotë se marrëveshja me SHBA-të ndihmon Kosovën në shumë pika të rëndësishme

Ministri Maqedonci se kanë marrë konfirmimin që trupat amerikane do të jenë prezentë në Kosovë përmes KFOR-it. E sot, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
2
A A
Maqedonci thotë se marrëveshja me SHBA-të ndihmon Kosovën në shumë pika të rëndësishme

Në janar të këtij viti ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci udhëtoi për në Amerikë, ku vizitoi Departamentin e Mbrojtjes.

Atje, ministri arriti një ujdi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Kjo nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me SHBA-në u miratua të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.

Në një intervistë për Tëvë1, Maqedonci ndau detaje të marrëveshjes Kosovë-SHBA, e cila prek shumë pika në ngritjen e kapaciteteve ushtarake duke përfshirë edhe përkrahjen e Amerikës drejt anëtarësimit në NATO.

“Kjo marrëveshje gjithashtu, parasheh mbështetjen që do ta kemi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për anëtarësim në NATO, në iniciativat regjionale, por edhe për bashkë-zbarkimet të ndryshme jashtë vendit. Mes tjerash është e theksuar aty që do të kemi mbështetjen teknike përmes këshillimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO, jo vetëm në NATO por edhe iniciativat regjionale”, ka deklaruar ai.

Veçanti e kësaj ujdie shihe blerja e helikopterëve dhe ardhja e anti-tankeve “Javeline” këtë vit.

“Kjo marrëveshje parasheh edhe se si do të ndërtohen bashkërisht disa nga kapacitet shumë të veçanta dhe të rëndësishme për Republikën e Kosovës siç janë ato të mbrojtjes ajrore pra të kapacitete të cilat që kanë synim mbrojtjes ajrore të territorit të Kosovës, dhe gjithashtu të artilerisë por gjithashtu mbështetjen ajrore që nënkupton helikopterëve dhe kapaciteteve të tjera që ofrojnë mbështetje për trupat në luftim”.

Kjo marrëveshje përfshinë edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në hapjen e fabrikave për prodhim të armëve, komponentëve të armëve dhe municioneve.

Ministri tha që plani për ndërtimin e fabrikës së municionit është në pjesën perëndimore të vendit, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vjen nga Serbia.

“ Në industrinë ushtarake që është shumë e rëndësishme për neve që bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të lehtësojmë aspektin e bashkë-investimeve për hapjen e fabrikave për prodhimin e armëve, komponentëve të armëve dhe municioneve që normalisht është kërkesë imediate për gjithë botën, për arsyeje të mungesave të sistemeve të armatimit në stoqet e edhe  të vendeve të NATO-s,  kjo është kërkesë e saktësuar nga presidenti Trump”.

E vendi ynë kohëve të fundit është përballë me lajme të rreme, dezinformata e sulme kibernetike. Për gjitha këto  i pari i Mbrojtjes, thotë se do të ndërtohen strategji në luftimin e tyre.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin republikën e Kosovës dhe bashkërisht do të ndërtojmë qëndrueshmëri strategjike si në aspektin e Mbrojtjes Kibernetike kur dihet që tashmë lajmet e rreme, sulmet kibernetike janë bërë përditshmëri dhe mjet që po përdoret nga akterët që nuk ia dojnë të mirën as paqes as stabiliteti në regjion por as vet Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dy vitet e fundit vendi ynë po përballet me sulme kibernetike dhe lajme të rreme që synojnë destbalizimin  e vendit tonë”, tha ai.

Tutje Maqedonci tha se do ta respektojnë zotimin e autoriteteve të vendit, të bërë në vitin 2023, për të mos e dislokuar FSK-në në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in, por theksoi se nuk pajtohen me këto kufizime.

Maqedonci tha të mërkurën se kanë marrë konfirmimin që trupat amerikane do të jenë prezentë në Kosovë përmes KFOR-it, madje sipas tij, po diskutojnë me SHBA-në për prezencë ushtarake edhe jashtë këtij mandati.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

Arian Tahiri: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës

Arian Tahiri: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Tahiri: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale nga pushteti për rastin e Astrit Deharit

Tahiri: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale nga pushteti për rastin e Astrit Deharit

Shiroka Pula pret kryediplomatin zviceran, në fokus forcimi i marrëdhënieve dhe investimet në Kosovë

Shiroka Pula pret kryediplomatin zviceran, në fokus forcimi i marrëdhënieve dhe investimet në Kosovë

​‘Pse është ftohtë nëpër shkolla’, Rama drejton gishtin kah Ministria e Financave

​‘Pse është ftohtë nëpër shkolla’, Rama drejton gishtin kah Ministria e Financave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën