TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

by teve1
34 minuta ago
1
A A
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se stërvitjet ushtarake të zhvilluara nga Serbia javën e kaluar pranë kufirit me Kosovën përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë në vend dhe më gjerë.

Në një intervistë për emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Maqedonci ka theksuar se aktivitete të tilla janë shqetësuese, veçanërisht kur lidhen me një politikë që, sipas tij, ka prirje hegjemoniste ndaj fqinjëve.

“Stërvitjet, sidomos kur realizohen nga një ushtri që mbështetet nga një politikë agresive, janë patjetër kërcënuese. Ushtria është instrument i politikës dhe kur kjo politikë përmban elemente hegjemoniste, çdo aktivitet i tillë paraqet presion dhe shantazh shtetëror ndaj një vendi tjetër”, ka deklaruar ai.

Maqedonci ka bërë të ditur se stërvitjet janë zhvilluar brenda territorit të Serbisë, por shumë pranë vijës kufitare me Kosovën.

Sipas tij, përzgjedhja e kësaj zone është provokuese, duke pasur parasysh se Serbia disponon hapësira të tjera për trajnime ushtarake brenda territorit të saj.

“Ato janë realizuar në afërsi të kufirit me Kosovën, edhe pse Serbia ka shumë poligone të tjera ku mund të zhvillojë stërvitje pa provokuar fqinjët. Vetë zgjedhja e kësaj zone e bën këtë ushtrim kërcënues për Kosovën, rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur ai.

I pyetur nëse këto veprime synojnë nxitjen e konfliktit, Maqedonci ka thënë  se më shumë bëhet fjalë për demonstrim force dhe përpjekje për presion politik.

“Besoj se është një tentativë për presion dhe demonstrim force. Në mungesë të veprimit brenda territorit të Kosovës përmes elementeve paramilitare, kemi një shpërfaqje të jashtme përmes ushtrimeve ushtarake. Çdo aktivitet i tillë pranë kufirit shihet si kërcënim, sidomos në një kohë të ndjeshme për sigurinë globale dhe me retorikë të vazhdueshme nga Beogradi ndaj Kosovës”, ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën