TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maqedonci: Situata në veri, temë e rëndësishme në Ministerial

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Maqedonci: Situata në veri, temë e rëndësishme në Ministerial

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në një lidhje direkte nga Sllovakia në emisionin “Info Nata”, ka folur për planet e bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ai tha se tashmë është faza përfundimtare për një plan të përbashkët që pritet të konkretizohet në muajt në vijim.

“Ne jemi vetëm në fazën përfundimtare. Së bashku me ministrin Pëllumb Veliu dhe përfaqësuesin kroat e diskutuam çështjen e këtij plani dhe të tri palët jemi dakorduar që të vazhdojmë. Do të kemi edhe risi të reja në kuadër të këtij plani, të cilat do të bëhen publike në muajt në vijim, sidomos në aspektin e angazhimit për blerje të përbashkët dhe mundësisë së bashkë-investimit për prodhimin e armëve,” tha Maqedonci.

I pyetur për përfshirjen e shteteve të tjera, Maqedonci sqaroi se Bullgaria nuk është pjesë e forumit ku po zhvillohen diskutimet, por Kosova mbetet e hapur për bashkëpunime të reja.

“Në ministrialin e Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor nuk është pjesë Bullgaria, prandaj nuk kemi pasur mundësi për diskutim me ta. Ata kanë qenë prezent gjatë kohës së nënshkrimeve, por ne mbetemi të hapur jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për vende të tjera,” shtoi ministri.

Në lidhje me situatën e sigurisë në veri të Kosovës, sidomos në prag të dyvjetorit të sulmit terrorist në Banjskë, Maqedonci tha se kjo temë nuk ka munguar në tryezën e diskutimeve.

“Siguria në Ballkanin Perëndimor ka qenë ndër temat kryesore. Të gjithë aktorët pjesëmarrës u pajtuan se integrimi i vendeve të rajonit në BE është ndër mjetet më të rëndësishme për të shmangur tensionet në të ardhmen. Ne, si Kosovë, në çdo takim bilateral e theksojmë pakënaqësinë tonë për mosdorëzimin e personave që realizuan aktin terrorist në veri të vendit,” përfundoi Maqedonci.

Tags: Ejup Maqedoncimitrovica e verituSerbiashqiperTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Angazhimi FSK-së në Gazë, hap strategjik për afirmim ndërkombëtar

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën