TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maqedonci: Që nga vitet ’90-ta, Franca nuk ka prodhuar kalibrat që Kosova do t’i prodhojë

Në një intervistë për Tëvë1, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se deklarata e tij për fabrikën e municionit që nuk e ka Franca, është keqinterpretuar.

by Venhar Isufi
11 muaj ago
67 1
A A

Një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ngjalli reagime në vend.

Maqedonci i cili po merr pjesë në një konferencë për Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Tajvan të Kinës, foli për fabrikën e prodhimit që pritet të bëhet në Kosovë për prodhimin e municionit.

E një citat i tij se Kosova është nga vendet e rralla në rajon që do të fillojë prodhimin e municioneve të kalibrit të vogël, sipas Maqedoncit u keqinterpretua.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se Franca nuk ka prodhime ushtarake. Patjetër që Franca është nga prodhuesit kryesor në botë për prodhimin e shumë sistemeve ushtarake përpos sistemeve të armatimit, mirëpo atë që e kam thënë po e ritheksoj prapë që ne aktualisht jemi në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit përderisa  shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt”, tha ai për Tëvë1.

Maqedonci tha se ka përmendur Francën si shembull, duke shtuar se ky shtet nga vitet e ‘90-ta nuk prodhon kalibrat që Kosova do t’i prodhojë.

“Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve në vitin 1997 pra në fund të viteve të 90-ta, Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve të kalibrave 7.62 dhe 5.56 municione që tani do të prodhohen në Kosovë si rezultat i kontratës që kemi realizuar gjatë muajit dhjetor. ….  Dua të sqaroj që nga viti 2022 e deri tani ka debat të ashpër dhe debat të vazhdueshëm  në të gjitha strukturat e politikëbërjes në Francë për riaktualizimin apo hapjen e një fabrike të municionit këto lloje të kalibrave në Francë kalibra shumë të nevojshëm për operacionalitetin e njësive ushtarake”, tha ai.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, Ministri i Mbrojtjes ka folur edhe për kërkesën që tashmë SHBA-ja ka karshi vendeve të BE-së, për rritjen e kapaciteteve ushtarake.

Ai theksoi se Kosova ka filluar të bëjë më herët investime, ashtu siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Politika e SHBA-së në raport me vendet e BE-së ka ndryshuar kërkon nga partnerët qasje më serioze në aspektin e sigurisë kërkon më shumë angazhim më shumë investim kjo është cështja kryesore që është theksuar gjatë kësaj deklarate time në panel… 0735. Ne i kemi paraprirë gjithë asaj që po kërkon SHBA-ja për partnerët e tjerë dhe jemi në vazhdimësi në kërkim të mundësive të tjera të bashkëpunimit me SHBA-në si në aspektin e prokurimit të blerjeve pra ushtarake gjithashtu mundësitë që në të ardhmen të bashkëinvestojmë për prodhim dhe industri ushtarake në Kosovë”, tha ai.

Ndër të tjerash, ministri Maqedonci foli edhe për pjesëmarrjen e tij në takimin e nivelit të lartë të Ministrave të vendeve të botës në Bruksel.

Tags: Ejup MaqedoncifrancaTeve1
Share9Tweet6

Postime të ngjashme

E konfirmon KQZ, Rashiq do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës

Elezaj: Gjendje e rëndë në Klinë, vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme

Elezaj: Gjendje e rëndë në Klinë, vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme

Beqa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit: Votë populliste e nga emocioni

Beqa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit: Votë populliste e nga emocioni

Sistemin anti – tank OTMAS pjesë e FSK-së, Kurti: Më të fortë, më të sigurt

Cilët kandidatë nga legjislatura e kaluar mbetën jashtë Kuvendit?

Cilët kandidatë nga legjislatura e kaluar mbetën jashtë Kuvendit?

Vërshimet në Malishevë, 6 familje evakuohen

Vërshimet në Malishevë, 6 familje evakuohen

6 janar 1999 – Si u zunë rob 8 ushtarë serbë dhe u shkëmbyen me 9 ushtarë të UÇK-së?

6 janar 1999 – Si u zunë rob 8 ushtarë serbë dhe u shkëmbyen me 9 ushtarë të UÇK-së?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën