Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është ftuar për të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të industrisë belge të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, BEDEX 2026.
Ai në këtë ngjarje, me ftesë të homologut belg Theo Francken do të qëndroj në Belgjikë të enjten dhe të premten.
Maqedonci ka thënë se pjesëmarrja në këtë ngjarje është një mundësi e mirë për të forcimin të bashkëpunimit në fushën e mbrojtës dhe sigurisë.
“Pjesëmarrja në këtë ngjarje përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për krijimin e kontakteve të reja me përfaqësues të industrisë së mbrojtjes dhe institucioneve partnere. Gjatë qëndrimit në Bruksel do të zhvilloj një takim bilateral me ministrin Francken, si dhe do të realizoj vizita në disa kompani të njohura të industrisë së mbrojtjes, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e mundësive konkrete për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse”, ka shkruar Maqedonci.






