TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Maqedonci: Nuk duhet të eksperimentohet me kandidatin për president

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​Maqedonci: Nuk duhet të eksperimentohet me kandidatin për president

Është e domosdoshme që zgjedhja e presidentit të ri të jetë rezultat i një konsensusi të gjerë politik, thotë ministri i Mbrojtjes, njëherësh zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci.

Pesë ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit, ai thekson se kryeministri Albin Kurti po bën çmos që të zgjidhet presidenti dhe të shmangen zgjedhjet e reja. Mirëpo, Maqedonci nuk tregon nëse e mbështesin Vjosa Osmanin për një mandat të dytë, pas refuzimit nga Familja Jashari që të marrin këtë post.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars. Në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Unë vlerësoj që pikë së pari është jashtëzakonisht e nevojshme që të arrihet kjo, për arsyen që vendi ynë ka humbur një kohë mjaftueshëm të gjatë, mund të themi, pa institucione të vendosura, pa institucione stabile. Normalisht që Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që të gjejë formën për gjetjen e kompromisit dhe konsensusit me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të kemi presidentin e ardhshëm të Kosovës. Dhe vlerësoj që tashmë kryeministri Kurti ka bërë shumë herë të qartë që kjo është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e ka theksuar shumë herë që është e hapur për diskutime me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të gjendet, mund të themi, konsensusi i mjaftueshëm në mes të akterëve politikë për zgjedhjen e presidentit”, thotë ai.

Maqedonci në një intervistë për KosovaPress thotë se është e rëndësishme të mos eksperimentohet në çështjen e zgjedhjes së presidentit, por të ketë një konsensus politik.

“Unë vlerësoj që kjo është çështje që do të zgjidhet dhe duhet të zgjidhet mes udhëheqësve të partive politike. Mendoj që çdonjëri që ka mjaftueshëm mbështetje për të kaluar, mund të themi, votimin për president ose presidente të Republikës së Kosovës, do të jetë i mirëseardhur edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për të gjitha partitë e tjera. Pra, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos eksperimentohet në këtë çështjen e zgjedhjes së presidentit, por të kemi një konsensus”, deklaron Maqedonci.

I pyetur se a e përkrahin Vjosa Osmanin për një mandat të dytë në krye të vendit, Maqedonci tha se do të mbështesin çdo kandidat për të cilin do të ketë konsensus me partitë e tjera për t’i bërë numrat e mjaftueshëm.

Ai thotë se secili individ që mund të prodhojë konsensus dhe që është i pranueshëm për vendin, është mirë të komunikohet me të.

“Kryeministri Kurti vetëm e ka bërë të qartë që ne do ta përkrahim çdo kandidat për të cilin do të kemi edhe konsensusin me parti të tjera për të bërë numrat e mjaftueshëm, të paktën për të qëndruar në sallë dhe për të votuar presidentin ose presidenten e ardhshme të Kosovës… Unë nuk kam ndonjë informacion më të saktë se a është biseduar apo çka është biseduar për këtë çështje, mirëpo vlerësoj që të gjithë ata individë që mund të kontribuojnë dhe që janë, mund të themi, element konsensusi, që janë të pranueshëm për vendin, është mirë që të komunikohet me ta dhe të kontaktohet”, deklaron ai.

Duke folur për rrezikun e zgjedhjeve të reja në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, ministri i Mbrojtjes thotë se është një domosdoshmëri e spektrit politik të gjejë një gjuhë të përbashkët.

Sipas tij, zgjedhjet nuk janë zgjidhje, pasi rezultati prej 51.11 për qind i LVV-së nuk mund të ndryshohet në një periudhë kaq të afërt.

“Unë besoj që është domosdoshmëri dhe kur është domosdoshmëri, të gjitha palët, të gjitha partitë duhet ta shohin si domosdoshmëri. Vendi ynë ka humbur mjaft me atë periudhën pa institucione, mund të themi, të vendosura me mandat të plotë dhe nuk kemi nevojë që të kalojmë prapë në një fazë të tillë, veçanërisht kur tashmë është bërë i qartë edhe vullneti i qytetarëve të Kosovës. Para një muaji, pra pak më shumë se një muaj, kemi pasur zgjedhje ku Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.11% të votave të qytetarëve të Kosovës dhe normalisht që asgjë nuk mund ta ndryshojë perceptimin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, sidomos për ndonjë periudhë kaq të shkurtër. Prandaj, unë besoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pranojmë vullnetin e qytetarëve dhe të kemi përkushtimin e njëjtë në raport me ndërtimin e institucioneve dhe me funksionimin e shtetit”, shton Maqedonci.

Në tentim për të gjetur një zgjidhje për presidentin, gjatë kësaj jave ka pasur takime ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me liderët e PDK-së dhe LDK-së për çështjen e presidentit. Madje, janë paralajmëruar edhe takime të tjera deri në përfundim të afatit për zgjedhjen e të parit të vendit.

Deri tani, presidentja aktuale Vjosa Osmani ka deklaruar ambiciet për një mandat të dytë në krye të vendit, si dhe akademik Arsim Bajrami. Për të zyrtarizuar kandidaturën, secili duhet t’i ketë tridhjetë nënshkrime të deputetëve.

Në anën tjetër, përkundër që janë përfolur, anëtarë të familjes Jashari kanë deklaruar se nuk janë të interesuar për këtë post.

 

 

 

 

Tags: ceshtja e presidentitEjup MaqedonciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK për masakrën në Likoshan e Çirez: Gjaku i tyre u bë themel i rrugës drejt çlirimit

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Të paktën 40 të vrarë në sulmin ajror izraelit ndaj një shkolle vajzash në Iran, sipas mediave shtetërore

Të paktën 40 të vrarë në sulmin ajror izraelit ndaj një shkolle vajzash në Iran, sipas mediave shtetërore

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK për masakrën në Likoshan e Çirez: Gjaku i tyre u bë themel i rrugës drejt çlirimit

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

​Maqedonci: Nuk duhet të eksperimentohet me kandidatin për president

​Maqedonci: Nuk duhet të eksperimentohet me kandidatin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën