Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë të re
Ai duke kujtuar sulmin e forcave serbe në Gllogjan dhe rezistencën e ushtarëve të UÇK-së, është shprehur se në këtë betejë u vulos se UÇK ishte një ushtri e lindur nga populli
“Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja nuk ishte më një vatër e kufizuar rezistence, por një ushtri e lindur nga populli dhe e shtrirë në gjithë Kosovën. Beteja e Gllogjanit pasoi betejën te Gjashtë Lisat në Likoshan, më 28 shkurt, si dhe qëndresën heroike e të lavdishme të Jasharajve në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo ishte rruga jonë e vetme për t’i dhënë fund sundimit dhe shtypjes shekullore të Serbisë fashiste. Ishte një luftë e drejtë, e pastër dhe e shenjtë për liri. Përballë nesh ishte një makineri gjenocidale; përballë tyre qëndronte një popull që luftonte për të jetuar i lirë”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Maqedonci ka thënë se kauza e drejtë e Kosovës solli mbështetjen dnërkombtare duke kujtuar edhe ndërhyrja e NATO-s kundër Serbisë, që ndodhi një vit pas betjesë së Gllogjanit.







