TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci akuzon Serbinë për detyrim të shërbimit ushtarak

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Maqedonci thotë se ShBA-ja është faktor kyç në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë së FSK-së

Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci ka thënë se ditëve të fundit, institucionet shtetërore në Serbi kanë rritur nivelin e shpërfaqjes së ideve të vjetra që bazament kanë hegjemoninë dhe mosdurimin etnik, politik, kulturor e religjioz.

Ai tha se përveç vazhdimit të mbështetjes së grupeve paramilitare dhe terroriste, furnizimit me sisteme armatimi nga Rusia dhe Kina, veprimi i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë për rikthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak dhe deklarimet cinike të Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë rreth liberalizimit të vizave dhe ndërlidhja me “parashikimin” e tij për largimin e 500 mijë shqiptarëve nga Kosova në drejtim të Bashkimin Evropian, shpërfaqë vazhdimësinë dhe prezencën e ideve kolonialiste dhe hegjemoniste te lidershipi politik në Serbi.

“Para se Vuçeviq të “ëndërrojë” kolonat e kosovarëve duke lënë Kosovën duhet të shqetësohet për nivelin e represaljeve që regjimi të cilit ai i takon është duke ushtruar kundër qytetarëve të tij. Regjimi aktual i Beogradit si vazhdimësi e regjimeve të kaluara të Serbisë me përpikëri po ndjek hapat e “playbook-ut” të diktatorëve duke shtypur edhe liritë më elementare në Serbi. Dhuna dhe veprimet ndaj opozitarit Nikola Sanduloviq dhe ndaj çdo zëri tjeter demokratik janë tashmë të njohura nga shembujt e ngjajshëm që i shohim e dëgjojmë pothuajse çdo ditë në Federatën Ruse, Korenë e Veriut dhe Iran”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe militarizimi i Serbisë përveç qëllimit për kërcënimin e fqinjëve, ka synim edhe frikësimin dhe mbajten nën kontroll të vet qytetarëve serb.

“Për më tepër përmes shërbimit të detyrueshëm, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë tenton të fshehë moralin dhe motivin e ulët të ushtarakëve serb për t’i shërbyer regjimit aktual. Kjo është edhe një ndër arsyet pse lidershipi aktual në Serbi e ka të domosdoshme shfrytëzimin e kriminelëve dhe grupeve jo-formale për të shtyer para interesat e tij. Në fund përmes shërbimit të detyrueshëm, institucionet në Serbi, synojnë që regjionin e Ballkanit ta fusim në garë të kapaciteteve ushtarake, me qëllim destabilizimin, pengimin e integrimit euro-atlantik të rajonit, dobësimin ekonomik të fqinjëve dhe krijimit të ndjesisë së luftës në prag”.

Tuje ai tha se pavarësisht kësaj shpërfaqje agresive të fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës mbetet tërësisht e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian

“Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë zhvillimin e ushtrisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s si një forcë profesionale, të mirë-trajnuar, të mirë-pajisur dhe të gatshme për të mbrojtur tërësinë territoriale, rendin kushtetues dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë, pa dallim etnik, racor, politik e religjioz. Ministria e Mbrojtjes zhvillon koncepte si dhe është duke zhvilluar aktivitete bashkëpunimi me institucionet qendrore, nivelin komunale dhe komunitetin për vetëdijësimin e qytetarëve për rolin e secilit qytetar në mbrojtje, siguri dhe mbështetje të autoriteteve civile”./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën