TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mantelbardhët shqiptarë të vrarë nga forcat serbe

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Mantelbardhët shqiptarë të vrarë nga forcat serbe

Profesionin e mjekut nuk e braktisën as në kohën e luftës. Hafir Shala e Lec Gradica, ishin nga mjekët e parë që në luftën e fundit në Kosovë, vullnetarisht iu dolën në ndihmë ushtarëve të plagosur të UÇK-së dhe popullatës civile. Kronika në vazhdim flet për sakrificat e këtyre mjekëve dhe sa është numrin e personelit mjekësor që u vra nga forcat serbe në Kosovë.

Shtatorja e tij zë vendin qendror në dhomë.

Por, Hafir Shala, i mungon familjes tash e 25 vjet.

Me 10 prill të vitit 1998, vetura më të cilën po udhëtonte nga Drenasi për në Prishtinë, u ndal në këtë vend nga policia serbe. Mantelbardhët shqiptarë të vrarë nga forcat serbe
E nga ai moment nuk dihet gjë për fatin e mjekut të luftës.

Por, emrat e atyre që kanë gisht në zhdukjen e kryefamiljarit të tyre, i dinë mirë në familjen Shala.

“Dyshohet që ka qenë Fadil Syleviq së bashku me Sllavisha Filliq. Pastaj pasi që u ndalua nga shërbimi sekret serb, është dërguar në stacionin policor numër 1 në Prishtinë, ku sipas dy dëshmitarëve që kanë qenë më të, Shaban Neziri dhe Hetem Sinani, babi ka përjetuar tortura të rënda, saqë zëri i tij është dëgjuar edhe jashtë stacionit policor”, tha Gentrit Shala, djali i mjekut të luftës, Hafir Shala.

I biri i Hafir Shalës, Gentriti, thotë se atë të premte, babai i tij u paralajmërua të mos udhëtonte për në Prishtinë.

Ndërsa për Tëvë1, ka zbuluar se çka e shtyri të marrë atë rrugë, pavarësisht rrezikut.

“Një ditë më herët, babai ka qenë me Fehmi Lladrovcin dhe disa bashkëluftëtar të tjerë, të cilët ja kanë tërheq vërejtjen që të mos niset për Prishtinë. Fehmi Lladrovci i ka thënë të mos niset për Prishtinë, por babai ia ka kthye që nuk mund të niset lufta pa e pas gati sallën e operacionit”, u shpreh Gentriti.

E odën e vjetër të familjes në fshatin Gradicë, e viziton shpesh Besnik Leci.

Këtu 25 vjet më parë, babai i tij, Lec Leci i njohur si Lec Gradica, themeloi spitalin e parë ushtarak të Brigadës 114.

“Në pranverën e vitit 1998, kur lufta mori hov është dashur një mobilizim i gjithëmbarshëm për këtë arsye babi erdhi në vendlindje dhe në odën e gjyshit e improvizon spitalin ushtarak të Gradicës ai së bashku me mamin, u vu në gatishmëri të UCK-së dhe popullatës”, u shpreh Besnik Leci, djali i mjekut të luftës, Lec Lecit.

Emrat e Hafir Shalës dhe Lec Gradicës, janë në mesin e shumë mjekëve, që u vranë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.

E emrat e tyre, janë përmbledhur në këtë libër të ish-kirurgut, Salih Krasniqi.

“Kam të dhënë se janë të vrarë 19 mjekë, 14 infermierë, 8 studentë të mjekësisë dhe tre ndihmës mjekëve në shtëpitë e shëndeteve në krejt Kosovën”, tha Salih Krasniqi, ish-kirurg në QKUK.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër Sllavisha Filiq, i cili në cilësinë e pjesëtarit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë ngarkohet për zhdukjen e mjekut Hafir Shala.

Ndërsa për kapjen e tij, ndihmë ka kërkuar edhe Policia e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën