TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​“Manifesta 14-të Prishtina” ka bashkuar në kryeqytet 103 pjesëmarrës nga 30 vende

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
​“Manifesta 14-të Prishtina” ka bashkuar në kryeqytet 103 pjesëmarrës nga 30 vende

Edhe në “Manifesta 14-të Prishtina” u ngrit çështja e mosliberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Drejtoresha e “Manifesta14 Prishtina”, Hedwig Fijen u shpreh se për herë të parë Bienalja Nomade Evropiane po mbahet në Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha se në këtë edicion të 14-të po marrin pjesë 103 pjesëmarrës nga 30 vende të ndryshme.

“Jemi krenar të prezantojmë 103 pjesëmarrës nga 30 vende përfshirë 25 kolektive, 40 pjesëmarrës nga Kosova dhe 26 të tjerë nga Ballkani Perëndimor që nënkupton dhe kjo është unike 65% e pjesëmarrëse të përgjithshëm janë nga rajoni. Ky edicion i ‘Manifestas’ bazohet në katër shtyllat kryesore si rezultat i hulumtimeve 4-vjeçare dhe gjenerimit të informatave… Është ish-fabrika e tullave, Hoteli ikonik ‘Grand Hotel’ hapësira e komunitetit që quhet qendra për praktikë narrative në ish-bibliotekën ‘Hivzi Sylejmani’ dhe një pjesë të 24 hapësirave gjithandej qytetit. I kemi vendosur këto hapësira dhe lokacione si pjesë e rikthimit të qytetit pjesët origjinale të qytetit të Prishtinës”, tha ajo.

Fijen ngriti si shqetësime dhe mosliberalizimin e vizave për kosovarët, për çka tha se kjo ndikon që komuniteti kulturor e artistik kosovar të përballet me kufizime bazike për të zhvilluar kapacitet e tyre.

“Duhet të rrisim vetëdijësimin e ndërgjegjësimin për kufizimet e padrejta të kësaj pjese të Evropës. Kosova është duke iu dëshiruar mirëseardhje të gjithë juve vizitorëve, artistëve e krijuesve, profesionistëve nga e tërë Evropa, por fatkeqësisht Evropa së pari Qeveria ime nuk i mirëpret kosovarët për shkëmbimet e tyre të ngjashme kulturore, një prej parimeve bazike të ‘Manifestës’, liberalizimi i vizave është pritur në vitin 2018, por tani në vitin 2022 Kosova vazhdon të mbetet me regjim të kufizuar të vizave… Kjo mungesë e liberalizimit të vizave nënkupton se komuniteti kulturor dhe artistik i Kosovës përballet me kufizimet më bazike duke kufizuar kapacitet e tyre për të zhvilluar dhe vazhduar dialogun konstruktiv me pjesën tjetër të Evropës lëre më pjesën tjetër të botës”, tha ajo.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se “Manifesta” është lobimi politik për të ecur pa u diskriminuar në rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Çeku tha se Qeveria e Kosovës ka ndihmuar “Manifestën” me rreth 2 milionë euro.

“Banorët e Kosovës e cila organizon ‘Manifestën’ nuk mund të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë, ‘Manifesta’ është edhe lobimi ynë politik për të ecur pa diskriminuar në rrugën tonë integruese evropiane. ‘Manifesta’ është edhe kërkesa jonë legjitime për trajtim të barabartë me popujt e tjerë në rajon dhe në Evropë, është dëshmia më e prekshme që Prishtina jonë me numrin 14 nuk është se dallon fortë nga Marsej juaj me numrin 13 e as nga Barcelona me numër 15. Prandaj, vizat e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës ka kohë që kanë humbur nëse ndonjë herë kanë pasur kuptim. ‘Manifesta’ është edhe ekonomi përmes turizmit kulturor është edhe rrjetëzim artistik ndërkombëtar dhe reputacion për shtetin. ‘Manifesta’ është platformë diskutimi për muzeun tonw të ardhshëm të artit bashkëkohor wshtw gjithashtu edhe dëshmi që vendi ynë mund të organizojw ngjarje edhe më të mëdha botërore të artit dhe rrit potencialin e zhvillimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore”, theksoi Çeku.

Minsitri Çeku theksoi se përmes “Manifestës 14 Prishtina”, objekti i Hamamit të Madh, ish-Gërmia, ish-Tullorja e hapësira të tjera po marrin kuptim të ri përmes ndërhyrjeve artistike.

“Shumë nga këto ndërtesa do të rikuptimësohen përmes ndërhyrjeve artistike në këtë periudhë, për shumë nga këto ndërtesa do të zbulojmë ide e funksione të reja, një alternativ ndaj privatizimit, një model ripërdorimi adaptues një qasje ndaj hapësirës dhe ndaj publikes”, theksoi ai.

Kurse, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama duke u shprehur i lumtur që Bienalja Nomade Evropiane kësaj radhe po mbahet në kryeqytetin e Kosovës, tha se trashëgimia e Manifestës do të jetoj edhe përtej 100 ditëve sa është kjo platformë në Kosovë.

Rama tha se “Manifesta” me ndryshimet e saj ka sjell artin tek qytetarët.

“Ideja e re ishte që ne së bashku të bashkojmë forcat për transformimet publike që të hap mundësi për qytetin që të shohim dhe shfrytëzojmë mundësitë që paraqet qyteti dhe të shfrytëzojmë ‘Manifestën’ si platformë për diskutim, debat, për të bërë bashkë komunitetet për të hapur mundësi të reja për të theksuar hapësirat publike brenda qytetit si vende që krijojnë këto mundësi që njerëzit të flasin lirshëm për nevojat e tyre, dëshirat dhe idetë e tyre për qytetin… Nuk jemi këtu duke i çuar njerëzit tek arti, jemi duke e sjell artin tek njerëzit përmes këtyre intervenimeve në hapësira të ndryshme publike dhe pastaj mundësi të tjera… Kemi disa intervenime guximtare që janë shumë të dukshme në qytet pra ato ofrojnë këtë optimizmin për njerëzit këtu për qytetarët e Prishtinës”, tha ai.

Në këtë konferencë për shtyp morën pjesë edhe ndërmjetësuesit kreativ, Carlo Ratti dhe Ctherine Nichols.

“Manifesta14 Prishtinë“ do të jetë e hapur nga 22 korriku deri më 30 tetor. Përgjatë kësaj kohe qytetarët e Kosovës por edhe të huaj do të mund të vizitojnë 25 hapësirat e “Manifestës” duke nisur nga Hamami i Madh e deri tek Pallati i Rinisë.

Ndërhyrjet kryesore urbane përfshijnë korridorin e gjelbër i cili lidh dy anët e kryeqytetit me një shteg të qëndrueshëm të lëvizshmërisë dhe hap qasje në laboratorin e të mësuarit eko-urban në ish-fabrikën e tullave.

Manifesta po ashtu ka krijuar edhe një institucion të përhershëm ndërdisiplinor kulturor Qendër për Praktikë Rrëfyese e cila është e vendosur në mjediset e ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani”.

Ndryshe, Bienalja Nomade Evropiane “Manifesta” ndryshon vendndodhjen çdo dy vjet, dhe është e themeluar në fillim të viteve 1990.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

VV reagon ndaj akuzave se po abuzon me rastin në Ujman pas dërgimit të FSK-së

VV reagon ndaj akuzave se po abuzon me rastin në Ujman pas dërgimit të FSK-së

Zeqiri: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë

Zeqiri: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë

Real Madridi ia bën të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Rodrygos

Rodrygo gati të transferohet tek Liverpooli

Barcelona i ofron De Jongut kontratë të re

De Jong me kontratë të re te Barça

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit

Të paktën 27 persona u vranë në sulmet e reja ruse në Ukrainë

Të paktën 27 persona u vranë në sulmet e reja ruse në Ukrainë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

T: Barcelona mbetet gjatë pa Ter Stegenin

Barcelona mbetet gjatë pa Ter Stegenin

Felix prezantohet tek Al-Nassr

Felix prezantohet tek Al-Nassr

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X